Policia e Kosovës dhe Tempulli bashkëpunim edhe për 5 vite

Policia e Kosovës dhe Tempulli bashkëpunim edhe për 5 vite

  • Date & Time:
    • Shtator 3, 2015

Prishtinë, 3 Shtator 2015

Bashkëpunimi i vazhdueshëm në mes  Policisë së Kosovës dhe Kolegjit të shkencave të aplikuara teknike Tempulli është finalizuar me vazhdimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit edhe për pesë vitet e ardhshme.

Marrëveshja e bashkëpunimit përfshinë ngritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara dhe njohjen e pjesëtarëve të dy institucioneve me metodat dhe programet bashkëkohore në fusha të caktuara; informimin dhe përkrahjen e mobilitetit në rrugë me qëllim të rritjes së sigurisë si dhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta në interes të dy institucioneve respektive por edhe të shoqërisë, mundësinë që studentët tanë të kryejnë praktikën në hapësirat e Policisë së Kosovës, ofrimin e trajnimeve dhe certifikimit për pjesëtarët e Policisë së Kosovës në fushën e trafikut, transportit, logjistikës dhe telekomunikacionit.

Marrëveshja në fjalë është nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhuni dhe drejtori i Kolegjit Tempulli z. Muhamed Krasniqi.

Join event

2015-9-3 2015-9-3 Europe/London Policia e Kosovës dhe Tempulli bashkëpunim edhe për 5 vite Prishtinë, 3 Shtator 2015 Bashkëpunimi i vazhdueshëm në mes  Policisë së Kosovës dhe Kolegjit të shkencave të aplikuara teknike Tempulli është finalizuar me vazhdimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit edhe për pesë vitet e ardhshme. Marrëveshja e bashkëpunimit përfshinë ngritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara dhe njohjen e pjesëtarëve të dy institucioneve me metodat dhe […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×