Nënshkruhet protokoli për projektin transnacional SEED të mbeshtetur nga Komisioni Europian.

Nënshkruhet protokoli për projektin transnacional SEED të mbeshtetur nga Komisioni Europian.

  • Date & Time:
    • Tetor 15, 2014

Paris 15 Tetor 2014

Në organizimin e Promotrans nga Franca dhe të Akademisë së Unionit Ndërkombëtar të Transportit Rrugor ‘‘IRU Academy” është organizuar projekti ‘SEED’ (South East Europe Drivers), që synon të harmonizojë kualifikimet e vozitësve profesionist në rajonin e Europës Juglindore, ku janë të përfshira Kosova, Serbia, Maqedonia, BH dhe Kroacia.  Përveç kualifikimeve të vozitësve,  ky projekt ka për qëllim që të harmonizojë edhe procedurat dhe standartet e transportit, njohjen reciproke të kualifikimeve të tranportit rrugor,  zhvillimin e bashkëpunimit ndërkufitar, rritjen e qëndrueshmërisë së industrisë së transportit rrugor dhe arritjen e standardeve të aplikueshme në të gjitha shtetet e BE-së. Projekti do të udhëheqet nga ‘IRU Academy’ në bashkëpunim me institucionet e akredituara nga IRU në vendet përkatëse, në rastin e Kosovës edhe me Kolegjin Tempulli. Si pjesë e aktiviteve të para të filluara është edhe takimi treditor në Parsi ku janë mbledhur disa qendra trajnuese të akredituara të Evropës Juglindore, të cilat janë pjesëmarrëse të projektit  për të prezantuar sfidat, problemet, dështimet, angazhimet, legjislacionin, por edhe sukseset aktuale në vendet e tyre, dhe më tutje të harmonizojnë veprimet dhe angazhimet e mëtutjeshme në mes vete për zgjidhjen e të gjitha këtyre çështjeve që do të ndikojnë në zhvillimin profesional të transportuesve si dhe zhvillimin e industrise së transportit rrugor. Kolegji Tempulli në kuadër të këtij projekti do të zhvillojë modulet për ngritjen e kompetencës profesionale të transportuesve të Kosovës. Plotësimi i këtyre standardeve edhe në fushën e transportit janë njëri nga kushtet për integrimin e vendit në BE.

Join event

2014-10-15 2014-10-15 Europe/London Nënshkruhet protokoli për projektin transnacional SEED të mbeshtetur nga Komisioni Europian. Paris 15 Tetor 2014 Në organizimin e Promotrans nga Franca dhe të Akademisë së Unionit Ndërkombëtar të Transportit Rrugor ‘‘IRU Academy” është organizuar projekti ‘SEED’ (South East Europe Drivers), që synon të harmonizojë kualifikimet e vozitësve profesionist në rajonin e Europës Juglindore, ku janë të përfshira Kosova, Serbia, Maqedonia, BH dhe Kroacia.  Përveç kualifikimeve të […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×