Ndizen qirinjtë në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku

Ndizen qirinjtë në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku

  • Date & Time:
    • Nëntor 22, 2021
Me moton e këtij viti Përkujto, Vepro, Mbështet, u shënua Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor.
Kosova edhe kësaj radhe ju bashkua të gjitha shteteve të globit për të nderuar viktimat e trafikut rrugor, me që rast, para Teatrit Kombëtar u mbajt aktiviteti përmbyllës, ku u ndezën qirinjtë në përkujtim të 99 viktimave të cilët kanë humbur jetën në aksidente në trafik në Kosovë në vitin 2021.
Aktivitetet e #WDoR2021 kanë vënë në qendër të vëmendjes uljen e shpejtësisë së lëvizjes në trafik – Shpejtësi të ulët, të cilat kanë potencialin për të parandaluar shumë vdekje dhe lëndime serioze, në veçanti ato të këmbësorëve dhe të gjithë përdoruesve të tjerë të rrugës – fëmijë, të moshuar dhe të personave me aftësi ndryshe.
Aktivitetet edhe këtë vit u organizuan nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS (www.amrks.org), e cila është anëtare e FEVR-The European Federation of Road Victims (https://fevr.org/armks/) dhe Tempulli. Aktivitetet në vazhdimësi janë mbështetur nga Policia e Kosovës (PK), Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë.
#WDoR2021 #Tempulli #AMRKS #KosovoPolice World Day of Remembrance

Join event

2021-11-22 2021-11-22 Europe/London Ndizen qirinjtë në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku Me moton e këtij viti Përkujto, Vepro, Mbështet, u shënua Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor. Kosova edhe kësaj radhe ju bashkua të gjitha shteteve të globit për të nderuar viktimat e trafikut rrugor, me që rast, para Teatrit Kombëtar u mbajt aktiviteti përmbyllës, ku u ndezën qirinjtë në përkujtim të 99 […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×