Ndërroi jetë Profesor Shkëlqim Zeqo

Ndërroi jetë Profesor Shkëlqim Zeqo

  • Date & Time:
    • Dhjetor 8, 2021

Profesor Shkëlqim Zeqo

(1942 – 2021)

Sot në mëngjes morëm lajmin për ndarjen nga jeta e profesorit tonë të nderuar e të dashur Shkëlqim Zeqo. Ky lajm ishte tronditës për të gjithë kolegët e miqtë në Akademinë Tempulli me të cilët prof. Zeqo punoi tash dy dekada. Profesor Shkëlqim Zeqo do të mbahet mend si një profesionist i rrallë i cili i kushtoi vëmendje të veçantë edukimit të brezave të rinj barabarsisht si në Shqipëri po ashtu edhe në Kosovë. Ishte gjithmonë i hapur me studentët, profesorët dhe energjik në ndarjen e njohurive të tij me të gjithë. Profesor Zeqo la gjurmë në Kosovë si një prej kontribuuesve më të mëdhenj në ecjen dhe zhvillimin e Tempullit-it sidomos në fillesat e para të punës. Kjo ishte periudha kur ai po krijonte ndër të parat kuadro të fushës së shkencave të aplikuara teknike në Kosovën e pas luftës. Akademia Tempulli shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe komunitetit akademik në Shqipëri dhe në Kosovë për humbjen fizike të profesor Shkëlqim Zeqos.

Mirënjohës për kontributin e tij, Akademia Tempulli do ta kujtojë gjithnjë profesori Zeqon me respekt të thellë e dashuri.

U prehtë në paqe!

Tempulli

Join event

2021-12-8 2021-12-8 Europe/London Ndërroi jetë Profesor Shkëlqim Zeqo Profesor Shkëlqim Zeqo (1942 – 2021) Sot në mëngjes morëm lajmin për ndarjen nga jeta e profesorit tonë të nderuar e të dashur Shkëlqim Zeqo. Ky lajm ishte tronditës për të gjithë kolegët e miqtë në Akademinë Tempulli me të cilët prof. Zeqo punoi tash dy dekada. Profesor Shkëlqim Zeqo do të mbahet mend si […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×