Menaxhmenti i lartë i Tempullit takon disa nga bartësit e programeve studimore

Menaxhmenti i lartë i Tempullit takon disa nga bartësit e programeve studimore

  • Date & Time:
    • Mars 25, 2022

 

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit mësimor në semestrin veror, sot është mbajtur takimi i radhës në mes të menaxhmentit të lartë dhe disa nga bartësit e programeve studimore. Gjatë takimit është diskutuar rreth përgatitjes për organizimin dhe emërimin e përbërjeve të reja në të gjitha strukturat e Tempullit. Aktivitetet për rritjen dhe sigurimin e cilësisë ishin çështjet kyçe që u diskutuan gjatë takimit. Kordinatorët e programeve kanë analizuar edhe planin e përmbushjes së rekomandimeve të ekspertëve të jashtëm, ecurinë rreth proceseve të digjitalizimit të shërbimeve dhe organizimin e praktikave dhe vizitave studimore të cilat do të mbështeten edhe nga tutorët e studimeve.

 Dukuria e mungesës së vijueshmërisë së rregullt së studentëve në ligjërata dhe ushtrime, ishte mjaft brengosëse, andaj është kërkuar një angazhim edhe më i madh i personelit në frymën e motivimit të studentëve për pjesëmarrje sa më aktive në procesin mësimor.    

Join event

2022-3-25 2022-3-25 Europe/London Menaxhmenti i lartë i Tempullit takon disa nga bartësit e programeve studimore   Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit mësimor në semestrin veror, sot është mbajtur takimi i radhës në mes të menaxhmentit të lartë dhe disa nga bartësit e programeve studimore. Gjatë takimit është diskutuar rreth përgatitjes për organizimin dhe emërimin e përbërjeve të reja në të gjitha strukturat e Tempullit. Aktivitetet për rritjen dhe sigurimin […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×