Më shumë mbikëqyrje për shoferët e rinj

Më shumë mbikëqyrje për shoferët e rinj

  • Date & Time:
    • Korrik 5 - 21, 2005

Humbja e çdo jete në çfarëdo rrethane është shumë e dhembshme, por humbja e dy familjeve me të gjithë anëtarët është shumëfish më e dhembshme. Kjo nuk është hera e parë që humbin jetën komplet familja si pasojë e aksidenteve në trafik. Ende është i freskët në kujtesën tonë rasti i aksidentit të rëndë në trafikun rrugor në Shqipëri, kur humbi jetën një familje e tërë nga Kosova, në janar të këtij viti. Duke shikuar në të kaluarën dhe duke u ndalur në të tashmen, kryesisht familjet e mërgatës pësojnë në këto fatkeqësi të rënda, të cilat nuk duhet veçuar si aksidente të rënda vetëm të trafikut, por edhe të shoqërisë dhe vendeve tona. Dhembja dhe mërzia sigurisht që janë edhe më të mëdha kur kjo humbje e familjeve ndodh në pikë të ditës, në kushte të pranueshme atmosferike dhe në rrugët me një infrastrukturë të qëndrueshme
Përderisa aksidentet natyrore ndodhin për shkak të daljes nga kontrolli të forcave apo ndryshimit të rrezatimit diellor që hyn në atmosferë, për shembull stuhitë në verë dhe stuhitë në dimër, aksidentet rrugore në të shumtën e rasteve ndodhin për shkak të daljes nga kontrolli të faktorit njeri. Njeriu në rrugë shpeshherë e humb kontrollin dhe me ose pa dashje e prish ekuilibrin e përdoruesve të rrugës dhe kjo mund të shkaktojë një aksident trafiku.

Humbja e çdo jete në çfarëdo rrethane është shumë e dhembshme, por humbja e dy familjeve me të gjithë anëtarët është shumëfish më e dhembshme. Kjo nuk është hera e parë që humbin jetën komplet familja si pasojë e aksidenteve në trafik. Ende është i freskët në kujtesën tonë rasti i aksidentit të rëndë në trafikun rrugor në Shqipëri kur humbi jetën një familje e tërë nga Kosova, në janar të këtij viti. Duke shikuar në të kaluarën dhe duke u ndalur në të tashmen, kryesisht familjet e mërgatës pësojnë në këto fatkeqësi të rënda, të cilat nuk duhet veçuar si aksidente të rënda vetëm të trafikut, por edhe të shoqërisë dhe vendeve tona. Dhembja dhe mërzia sigurisht që janë edhe më të madhe kur kjo humbje e familjeve ndodh në pikë të ditës, në kushte të pranueshme atmosferike, dhe në rrugët me një infrastrukturë të qëndrueshme.

Ditë më parë dy familje, njëra në Kosovë dhe tjetra në Shqipëri, me automjetet e tyre nisen për rrugë, por kjo rrugë për ata ishte rrugë pa kthim! Në udhëtimet e planifikuara familjare ata ishin duke lëvizur me automjete në drejtimin e tyre të lëvizjes dhe goditen në shiritin e tyre nga automjetet tjera të cilat drejtoheshin nga dy të rinj. Familja në Kosovë goditet përballë nga një automjet nga drejtimi i kundërt, ndërsa familja ne Shqipëri goditet nga mbrapa nga një automjet që ishte duke lëvizur ne shiritin e njëjtë rrugor. Nuk po mund të shkruaj se këto dy familje goditen nga dy “vrasës”, edhe pse këta dy shoferë në trafik sipas të dhënave nga mediat kanë goditur për vdekje komplet anëtarët e dy familjeve. Këta dy shoferë të rinj, por edhe secili pjesëmarrës tjetër në trafik (shofer, këmbësor apo udhëtar) duhet ta dinë se kur janë në rrugë hyn në njëfarë marrëdhënieje ligjore me pjesëmarrësit tjerë por edhe me vetë rrjedhën e trafikut. Pa ditur rrethanat që kanë sjellë deri te këto aksidente, por sipas informacioneve preliminare nga mediat, ndoshta mund të supozohet se aksidentet ndodhën për shkak të lëshimeve njerëzore, rrjedhimisht nga ngasja e automjeteve në kundërshtim me kodin rrugor, pra nga papërgjegjësia e shoferëve të rinj karshi respektimit të rregullave dhe të shenjave të trafikut. Në të dyja rastet mësohet se automjetet e fuqishme i drejtonin të rinjtë të cilët ndoshta në mungesë përvoje mund të janë ngacmuar nga ndjenja të përziera të adrenalinës. Rrugët ku kanë ndodhur aksidentet janë kategori e rrugëve publike të cilat u përkasin të gjithëve dhe nuk janë pista garimi. Bazuar në të dhënat e deritashme por edhe rrethanat se si ka ardhur deri te këto dy aksidente, mund të mendohet se tejkalimi i shpejtësisë është fajtori kryesor që ka kontribuar në ndodhjen e këtyre aksidenteve. Si duket të dyja aksidentet edhe pse në vende të ndryshme kanë emërues të përbashkët, tejkalimin kaq të madh të shpejtësisë sepse vetëm kjo dukuri din të jep kësi rezultate fatale për njerëzit por edhe kësi dëmtime totale për automjetet.

Pikërisht në këtë frymë janë edhe të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku shpejtësia është identifikuar si një faktor kryesor i rrezikut në lëndimet e vdekjet në rrugë. Mbi këtë bazë në vendet tona mund të vlerësohet se shpejtësia është faktori kryesor kontribuues në rreth gjysmën e të gjitha aksidenteve rrugore. Sa më e lartë të jetë shpejtësia e lëvizjes e një automjeti, aq më e shkurtër është mundësia që shoferi mund të ndalet dhe të shmangë goditjen-aksidentin. Automjeti që lëviz me shpejtësi prej 50 km/orë, i duhen zakonisht 13 metra rrugë që të ndalet. Për automjetin e udhëtarëve gjatë një goditje me një shpejtësi të lëvizjes prej 80 km/orë, gjasat e vdekjes janë 20 herë më të mëdha se sa nga një goditje e automjeteve me një shpejtësi prej 30 km/orë. Ne rastet konkrete te të dyja aksidentet flitet që shpejtësitë e të dyja automjeteve kishin kaluar shpejtësinë mbi 100 km/ore dhe për pasojë kishim vdekjen në vend të anëtareve të këtyre familjeve.

Viteve të fundit gjigandet botërore të prodhimit të automjeteve kanë ndryshuar konceptin e sigurisë sa u përket rasteve të goditjes nga aksidentet. Derisa dikur prodhuesit i kushtonin rëndësi të madhe qëndrueshmërisë së karrocerisë nga goditjet nga jashtë, tash prodhuesit kanë kthyer kokën kah rëndësia që i jepen sistemeve të sigurisë por edhe pajisjeve inteligjente në automjete me qëllim për të mbrojtur udhëtaret nga brenda. Trendi i njëjtë i këtij evolucioni, por jo revolucioni, është duke i ndjekur tre faktorët thelbësore që shkaktojnë aksidentet në trafik. Përveç automjeteve të mençura, sot në botë përditë e më tepër po punohet në protokollet dhe standardet e sigurisë rrugore për të arritur nivelin e rrugëve të mençura. Do të ishte ideale që njerëzit e mençur të drejtojnë automjetet e mençura dhe automjetet e mençura të lëviznin ne rrugët e mençura.

Pas shtrirjes së kësaj teme rreth ndikimit të shpejtësisë në pasojat e aksidenteve në trafik vetvetiu shtrohet pyetja se si të dilet nga kjo situatë?

Nëse çështja e kufizimeve ligjore të shoferëve të rinj nuk është rregulluar me ligj, barra mund të bjerë te prindërit të cilët nuk duhet t’ ju lejojnë shoferëve të rinj (fëmijëve të tyre) privilegje të pakufizuara të ngasjes derisa ata të kanë fituar përvojë dhe shkathtësi të mjaftueshme në ngasje. Akademia amerikane për psikiatrinë e adoleshenteve lidhur me këtë dukuri i udhëzon prindërit që përveçse duhet të kufizojnë përdorimin e automjeteve për fëmijët e tyre në ngasje në kushte të pafavorshme të motit (shi, dëborë, akull, mjegull, etj.) dhe natën, ata duhet të mos i inkurajojnë fëmijët e tyre me blerjen e automjeteve me fuqi të madhe të motorit deri sa ata të arrijnë aftësi dhe përvojë të mjaftueshme. Nëse vendet tona nuk kanë arritur të rregullojnë me ligj këtë çështje, disa shtete që moti kanë krijuar dispozita të qarta ligjore lidhur me kufizimet kohorë të shoferëve fillestar. P.sh. me ligj kanë caktuar që shoferëve të rinj gjatë ngasjes provuese nuk ju lejohet asnjë udhëtar në automjet për një periudhë të caktuar kohore, pastaj kanë kufizime edhe në periudhat e ngasjes dhe në largësitë nga vendbanimi, kategoritë e rrugëve e tjera. Përvoja e mbikëqyrur e ngasjes është çelësi për zhvillimin e zakoneve dhe aftësive të nevojshme për ngasjen e sigurt dhe të pavarur në rrugë.

e rendit duhet të marrin masa konkrete dhe të ashpra qysh në fazën e hershme të aftësimit të kandidatëve dhe testimit të tyre për leje të ngasjes, sepse pikërisht aty fillon problemi dhe jo të merren me pasojat e krijuara nga ky problem. Duhet në mënyrën me rigoroze të hetohen dhe dënohen të gjithë shkelësit e ligjit që mundësojnë marrjen pa meritë të provimit teorik dhe praktik për patentë shofer. Kështu këta njerëz të papërgjegjshëm harrojnë se duke ju mundësuar të rinjve të ju jepen lejet e ngasjes me ose pa vetëdije ata po ju japin lejen e vrasjes. Në këtë kuptim automjetet e mëdha, të shtrenjta dhe luksoze mund të janë vetëm lloje të ndryshme të armëve të sotme të sofistikuara për të vrarë pjesëmarrës të pafajshëm në trafik.

Fare në fund të mos harrojmë se automjetet janë zbuluar për t’i shërbyer njerëzimit dhe jo për t’i vrarë ata, kështu ju përsëris gjithmonë studentëve dhe kursanteve gjatë ligjëratave dhe ushtrimeve dhe me ata.

(Autori është drejtor i Akademisë Tempulli)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Join event

2005-7-5 2005-7-21 Europe/London Më shumë mbikëqyrje për shoferët e rinj Humbja e çdo jete në çfarëdo rrethane është shumë e dhembshme, por humbja e dy familjeve me të gjithë anëtarët është shumëfish më e dhembshme. Kjo nuk është hera e parë që humbin jetën komplet familja si pasojë e aksidenteve në trafik. Ende është i freskët në kujtesën tonë rasti i aksidentit të rëndë në […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×