Marsh përkujtimor në nderim të viktimave nga aksidentet rrugore

Marsh përkujtimor në nderim të viktimave nga aksidentet rrugore

  • Date & Time:
    • Nëntor 15, 2019

Prishtinë, 15 Nëntor 2019

E diela e tretë e muajit Nëntor, shënon Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor (WDoR2019). Këtë vit aktivitetet në kuadër të këtij përkujtimi zhvillohen me moton “Jeta nuk është një pjesë e automjetit” që ndërlidhet me Shtyllën 3 të Dekadës Globale të Veprimit. Për më tepër, kjo moto është në përputhje me temën e përgjithshme të Konferencës së 3-të Ministrore Globale mbi Sigurinë Rrugore që do të zhvillohet në Stokholm në Shkurt të vitit 2020 – “Arritja e Qëllimeve Globale 2030”.

Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet në trafikun rrugor në mbarë globin dhe ka edhe për qëllim mbështetjen ndaj familjarëve të viktimave.

Këtë vit për herë të pestë edhe vendi ynë i bashkohet shteteve nga mbarë bota të cilat shënojnë Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor, ndërsa sikurse edhe viteve tjera në Kosovë aktivitetet në shkallë vendi koordinohen nga Kolegji Tempulli dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS”, si anëtare të FEVR-it. Aktivitetet mbështeten edhe nga partnerët e Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë. Tash e pesë vite rregullisht aktivitetet tona janë prezantuar edhe në kalendarin zyrtar të WDR-së.

Marshi përkujtimor këtë vit ishte realizuar me ecje në këmbë nga Lagja Arbëria, rrugës Fehmi Agani deri te Teatri Kombëtar ku është bërë ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor.

Join event

2019-11-15 2019-11-15 Europe/London Marsh përkujtimor në nderim të viktimave nga aksidentet rrugore Prishtinë, 15 Nëntor 2019 E diela e tretë e muajit Nëntor, shënon Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor (WDoR2019). Këtë vit aktivitetet në kuadër të këtij përkujtimi zhvillohen me moton “Jeta nuk është një pjesë e automjetit” që ndërlidhet me Shtyllën 3 të Dekadës Globale të Veprimit. Për më tepër, kjo moto është në përputhje me temën e përgjithshme të Konferencës së 3-të Ministrore Globale mbi Sigurinë Rrugore që do […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×