Manifestimi qendror në kuadër të edicionit të pestë të Revistës Shkollore “Siguria në rrugë”

Manifestimi qendror në kuadër të edicionit të pestë të Revistës Shkollore “Siguria në rrugë”

  • Date & Time:
    • Maj 12, 2017

Prishtinë, 12 Maj 2017

Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe përkrahjen nga Këshilli për siguri në trafikun rrugor, Policia e Kosovës, Komuna e Prishtinës, Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë, për herë të pestë organizuan garat tradicionale të nxënësve me biçikleta lidhur me njohuritë për trafikun. Këtë vit në garat republikane “Siguria në rrugë” morën pjesë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta nga 16 Komuna te Republikës të Kosovës.

Gjatë këtij aktiviteti nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta trguan shkathtësitë e tyre në ngasjen e biçikletës. Njëkohësisht, përmes mbështetjes dhe aktiviteteve për kampanjën SaveLives #SlowDown kërkuan më shumë siguri në rrugë dhe respektim të plotë të shenjave dhe rregullave të trafikut.

Në hapje të këtij manifestimi me një fjalë rasti përpara publikut u prezantuan z. Muhamed Krasniqi -Drejtor i Kolegjit “Tempulli”, z. Burim Krasniqi – U.D. i Drejtorit të Këshillit për siguri në trafikun rrugor- Ministria e Infrastrukturës, z. Besim Hasani – President i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Join event

2017-5-12 2017-5-12 Europe/London Manifestimi qendror në kuadër të edicionit të pestë të Revistës Shkollore “Siguria në rrugë” Prishtinë, 12 Maj 2017 Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe përkrahjen nga Këshilli për siguri në trafikun rrugor, Policia e Kosovës, Komuna e Prishtinës, Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë, për herë të pestë organizuan garat tradicionale […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×