Lansohet fushata më e re vetëdijësuese “Mos e bjer punën deri këtu” për sigurinë në rrugë

Lansohet fushata më e re vetëdijësuese “Mos e bjer punën deri këtu” për sigurinë në rrugë

  • Date & Time:
    • Tetor 10, 2014

Prishtinë 10 Tetor 2014

Gjatë konferencës për media të organizuar nga Policia e Kosovës, ku panelist ishin Policia e Kosvës, përfaqësuesit e Kolegjit Tempulli, OSBE dhe ICITAP, u tha se qëllimi i këtij aktiviteti të përbashkët është që të ndikohet në nivelin e vetëdijesimit të një pjese të qytetarëve që marrin pjesë në trafikun rrugor. Koloneli Sheremet Ahmeti nga divizioni i komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës, deklaroi se siguria rrugore në Kosovë është një brengë e madhe pasiqë pasojat që po shkaktohen janë të dhimbshme dhe të rënda.

“Siguria rrugore në Kosovë është një brengë mjaft e madhe, mund të them se nuk jemi fare të kënaqur me gjendjen çfarë është tash ën rrugët e Kosovë dhe pasojat që shkaktohen janë të dhimbshme dhe mjaft të rënda. Nis e bëjmë një krahasim të gjendjes së vitit të kaluar me këtë vit në aspektin sigurisë posaçërisht kemi rritjetë viktimave apo të njerëzveqë humbin jetën në rrugët e Kosovës ehe ajo rritje është diku 10 për qind.

Ndërsa ideatori i kësaj fushate z. Muhamed Krasniqi, i cili edhe është udhëheqësi i Forumit të Kosovës për siguri në rrugë, ka thënë se është një aktivitet që Kosovën e bashkon me të gjithë vendet tjera në aktivitetet për parandalimin dhe uljen e aksidenteve në trafik.

“Mos e bjerë punën deri këtu’ është një thirrje publike që u bëhet të gjithë pjesëmarrësit në trafik për të respektuar shenjat e komunikacionit. Është një thirrje për një sjellje më të kulturuar, më të përgjegjshme për të gjithë pjesëmarrësit në trafik dhe në anën tjetër është një thirrje që iu bëhet institucioneve qeveritare për një veprim dhe kërkohet një veprim i menjëhershëm me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë sepse është një shqetësim i madh “, ka thënë ai.

Join event

2014-10-10 2014-10-10 Europe/London Lansohet fushata më e re vetëdijësuese “Mos e bjer punën deri këtu” për sigurinë në rrugë Prishtinë 10 Tetor 2014 Gjatë konferencës për media të organizuar nga Policia e Kosovës, ku panelist ishin Policia e Kosvës, përfaqësuesit e Kolegjit Tempulli, OSBE dhe ICITAP, u tha se qëllimi i këtij aktiviteti të përbashkët është që të ndikohet në nivelin e vetëdijesimit të një pjese të qytetarëve që marrin pjesë në trafikun rrugor. […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×