Konferenca e tretë ndërkombëtare “Hulumtimet në transport dhe transferimi i njohurive në sigurinë rrugore”

Konferenca e tretë ndërkombëtare “Hulumtimet në transport dhe transferimi i njohurive në sigurinë rrugore”

  • Date & Time:
    • Janar 22, 2016

Prishtinë, 22 Janar 2016

Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” me datë 22 Janar 2016 organizuan Konferencën e tretë ndërkombëtare “Hulumtimet në transport dhe transferimi i njohurive në sigurinë rrugore”. Kurse, konferenca u mbështet nga Forumi i Kosovës për siguri në rrugë, Sapienza – Università di Roma, IRU Academy, European Transport Safety Council – ETSC.

Kjo konferencë arriti të bashkojë në një vend institucionet dhe akterët që merren me çështjet e transportit dhe sigurisë rrugore në vend, regjion dhe Evropë dhe ishte një mundësi e mirë për shkëmbim të ideve me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për sa i përket sfidave që lidhen me sigurinë rrugore, projektet investuese të BE-së në infrastrukturën rrugore-hekurudhore dhe transferimin e hulumtimeve të ndryshme për sigurinë në rrugë.

Në hapje të saj morën pjesë përfaqësuesit nga Ministria e Infrastruturës, Ministria për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Avokati i Popullit. Kurse panelistë ishin përfaqësuesit nga Këshilli Evropian për siguri rrugore (Belgjikë), IRU Academy (Zvicër), EuroRap (Angli), Universiteti Sapienza (Itali), Këshilli Austriak për siguri në rrugë (Austri), Policia e Kosovës, Akademia e Kosovës për siguri publike, EULEX, OSBE, FSK, Konfederata e Shoqatave shqiptare të sigurisë rrugore, etj.

Me qëllim të implementimit të rekomandimeve të dhëna nga ekspertët vendor dhe ndërkombëtar gjatë konferencës, ato do të dorëzohen tek institucionet dhe palët e interesit në mënyrë që të gjithë bashkë të kontribuojmë në realimin e tyre.

Join event

2016-1-22 2016-1-22 Europe/London Konferenca e tretë ndërkombëtare “Hulumtimet në transport dhe transferimi i njohurive në sigurinë rrugore” Prishtinë, 22 Janar 2016 Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” me datë 22 Janar 2016 organizuan Konferencën e tretë ndërkombëtare “Hulumtimet në transport dhe transferimi i njohurive në sigurinë rrugore”. Kurse, konferenca u mbështet nga Forumi i Kosovës për siguri në rrugë, Sapienza – Università di Roma, IRU […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×