Kolegji Tempulli validohet dhe akreditohet për kualifikimin “Instruktor i Shoferëve”

Kolegji Tempulli validohet dhe akreditohet për kualifikimin “Instruktor i Shoferëve”

  • Date & Time:
    • Korrik 17, 2018

Prishtinë, 17 Korrik 2018

Në mbështetje të Ligjit Nr. 03/L-060 për Kualifikimet Kombëtare dhe Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr. 35/2014 për kriteret dhe procedurat për validimin dhe aprovimin e kualifikimeve kombëtare, Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve në mbledhjen e mbajtur me datë 17 Korrik 2018 ka marr Vendimin Nr. 01-421 për Validim dhe Akreditimin e Kolegjit Tempulli për zhvillimin e kualifikimit profesional për “Instruktor i shoferëve”, Niveli V sipas KKK me 24 Kredi të APP.

Kolegji Tempulli tashmë ka akreditimin institucional dhe programor për zhvillimin e këtij aftësimi duke qenë institucioni i vetëm në vend që organizon këtë trajnim pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për Patentë shoferë Nr.05/L-064.

Duke siguruar një qasje moderne, profesionale, transparente në respektim të diversitetit dhe mundësive të barabarta për të gjithë, Qendra për Zhvillim Profesional e cila vepron në kuadër të Kolegjit Tempulli ka hapur konkursin për regjistrimin e kandidatëve në Gjeneratën e 20-të për shkollimin “Instruktor të shoferëve”

Join event

2018-7-17 2018-7-17 Europe/London Kolegji Tempulli validohet dhe akreditohet për kualifikimin “Instruktor i Shoferëve” Prishtinë, 17 Korrik 2018 Në mbështetje të Ligjit Nr. 03/L-060 për Kualifikimet Kombëtare dhe Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr. 35/2014 për kriteret dhe procedurat për validimin dhe aprovimin e kualifikimeve kombëtare, Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve në mbledhjen e mbajtur me datë 17 Korrik 2018 ka marr Vendimin Nr. 01-421 për Validim dhe […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×