Kolegji Tempulli i vendosur në zgjerimin e bashkëpunimit me Universitetet Teknike Gjermane

Kolegji Tempulli i vendosur në zgjerimin e bashkëpunimit me Universitetet Teknike Gjermane

  • Date & Time:
    • Shtator 19, 2017

Prishtinë, 19 Shtator 2017

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes të bashkëpunimit me Universitetin Teknik të Dresdenit (TUD), Kolegji i shkencave te aplikuara teknike Tempulli ka arritur të nënshkruajë edhe një marrëveshje tjetër bashkëpunimi me Universitetin teknik të Berlinit, respektivisht me Institutin e sistemeve transportuese ujore dhe tokësore.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi është edhe një hap më tutje drejt ofrimit me programet studimore të shkencave teknike sipas modelit gjerman. Sipas kësaj marrëveshje marrëdhëniet bashkëpunuese në mes të dy institucioneve do të forcohen duke përmendur si fusha bashkëpunimi: programet studimore, rritjen e kërkimeve shkencore nëpërmjet organizimit të konferencave të përbashkëta, publikimeve të materialeve akademike si dhe projektet tjera për rritjen e mobilitetit për shkëmbimet studentore në kuadër të përkrahjes nga Komisioni Evropian.

Marrëveshja e bashkëpunimit nga ana e Institutit gjerman është nënshkruar nga Prof. Dr.-Ing. Markus Hecht dhe nga ana e Kolegjit të shkencave të aplikuara teknike Tempulli është nënshkruar nga z. Muhamed Krasniqi, drejtor. Universiteti Teknik i Berlinit, (i njohur si TU Berlin) është në mesin e 100 universiteteve më prestigjioze në botë në shkencat teknike me rreth 35.000 studentë të regjistruar

Join event

2017-9-19 2017-9-19 Europe/London Kolegji Tempulli i vendosur në zgjerimin e bashkëpunimit me Universitetet Teknike Gjermane Prishtinë, 19 Shtator 2017 Pas nënshkrimit të Marrëveshjes të bashkëpunimit me Universitetin Teknik të Dresdenit (TUD), Kolegji i shkencave te aplikuara teknike Tempulli ka arritur të nënshkruajë edhe një marrëveshje tjetër bashkëpunimi me Universitetin teknik të Berlinit, respektivisht me Institutin e sistemeve transportuese ujore dhe tokësore. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi është edhe një hap […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×