IRU Academy certifikon grupin e ri të instruktorëve me standardet e reja për programet profesionale CPCM në Kolegjin Tempulli

IRU Academy certifikon grupin e ri të instruktorëve me standardet e reja për programet profesionale CPCM në Kolegjin Tempulli

  • Date & Time:
    • Dhjetor 16, 2015

Prishtinë, 19-20 Janar 2015

Qendra për zhvillim profesional, e cila vepron në kuadër të Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit të instruktorëve, gjatë muajit Janar organizojë ligjëratat në programin për kompetencë profesionale për menaxher të transportit të mallrave dhe të udhëtarëve nën mbikëqyrje të IRU Academy-Unioni Ndërkombëtar i Transportit Rrugor me seli në  Gjenevë të Zvicrës.

Zyrtari përgjegjës për programet e IRU Academy z. Blagoja Jovanovski ishte prezent në Kolegjin Tempulli për gjatë dy ditëve 19-20 Janar 2015, për të inspektuar dhe vlerësuar organizimin e kursit për programet e lartpërmendura, ku të gjithë instruktorët ju nënshtruan procesit të vlerësimit që kishin të bëjnë me shkathtësitë e ligjërimit para kandidatëve, nënshtrimit në testin teorik si dhe në fund procesi u finalizua me intervistë nga udhëheqësi i IRU Academy z. Patrick Philipp.

Gjatë tërë trajnimit u monitorua ecuria e programit dhe njëkohësisht është bërë edhe vlerësimi i ligjëruesve, ku ligjërues pjesëmarrës ishin edhe zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës dhe nga Kolegji Tempulli.

Pas përfundimit me sukses në të gjithë ecurinë e organizimit Tempulli u ri-akreditua sipas standardeve te fundit në programet për kompetencë profesionale CPC-M për menaxher të operatorit të transportit të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe u certifikuan për kompetencë profesionale gjashtë instruktor për ligjërim në këto programe.

Join event

2015-12-16 2015-12-16 Europe/London IRU Academy certifikon grupin e ri të instruktorëve me standardet e reja për programet profesionale CPCM në Kolegjin Tempulli Prishtinë, 19-20 Janar 2015 Qendra për zhvillim profesional, e cila vepron në kuadër të Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit të instruktorëve, gjatë muajit Janar organizojë ligjëratat në programin për kompetencë profesionale për menaxher të transportit të mallrave dhe të udhëtarëve nën mbikëqyrje të IRU Academy-Unioni Ndërkombëtar i […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×