Grupi i parë i studentëve të Tempullit do të vijojnë studime Modulare/Semetrale në Universitetin Teknik të Dresdenit

Grupi i parë i studentëve të Tempullit do të vijojnë studime Modulare/Semetrale në Universitetin Teknik të Dresdenit

  • Date & Time:
    • Korrik 9, 2017

9-14 Korrik 2017

Dresden, Leipzig, Gotha

Një ekip i profesorëve nga Kolegji Tempulli prej datës 9 deri më 14 Korrik 2017 zhvilluan një vizitë studimore në disa Universitete teknike në Gjermani si dhe në Hekurudhat e Gjermanisë.

Profesorët nga Kosova fillimisht u pritën nga udhëheqësit e Universitetit Teknik te Dresdenit (Fakulteti i studimeve të shkencave të transportit), Prof. Dr. Rainer König, udhëheqës i studimeve te transportit publik hekurudhor dhe Prof. Dr. Eric J. Schöne me bashkëpunëtorë.

Kjo vizitë javore ishte organizuar mjaftë mirë nga nikoqirët dhe në kuadër të saj janë vizituar institucionet kryesore të transportit hekurudhor si: Qendra e simulimeve hekurudhore në Universitetin Teknik të Dresdenit, Qendra e operimeve të Hekurudhave gjermane në Leipzig, Laboratori i operimeve hekurudhore në Kolegjin shtetëror të ndërtimtarisë, ekonomisë dhe transportit në Gotha, vizita në Glass fabrikën e Volkswagen-it në Dresden, etj.

Gjatë kësaj vizite është përcaktuar edhe dinamika e bashkëpunimit të mëtutjeshëm institucional e cila përfshin shkëmbimin e profesorëve dhe studentëve nga të dyja institucionet. Në pranverën e vitit të ardhshëm Kolegji Tempulli do të dërgojë grupin e parë të studentëve për të vijuar një semestër të studimeve në Universitetin teknik të Dresdenit. Shkëmbimi i profesorëve dhe studentëve është duke u zhvilluar ne kuadër te programit Erasmus+.

Join event

2017-7-9 2017-7-9 Europe/London Grupi i parë i studentëve të Tempullit do të vijojnë studime Modulare/Semetrale në Universitetin Teknik të Dresdenit 9-14 Korrik 2017 Dresden, Leipzig, Gotha Një ekip i profesorëve nga Kolegji Tempulli prej datës 9 deri më 14 Korrik 2017 zhvilluan një vizitë studimore në disa Universitete teknike në Gjermani si dhe në Hekurudhat e Gjermanisë. Profesorët nga Kosova fillimisht u pritën nga udhëheqësit e Universitetit Teknik te Dresdenit (Fakulteti i studimeve të shkencave […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×