Edicioni i Gjashtë i Revistës Shkollore “Siguria në Rrugë”- Pjesa Teorike

Edicioni i Gjashtë i Revistës Shkollore “Siguria në Rrugë”- Pjesa Teorike

  • Date & Time:
    • Prill 24, 2018

24 – 27 Prill 2018

Këtë vit për herë të gjashtë Kolegji i Shkencave te Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe përkrahjen nga Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë organizojnë Revistën Shkollore “Siguria në Rrugë”, aktivitet ky i cili përfshin shkolla fillore dhe të mesme të ulëta nga Komuna të ndryshme të Kosovës, përzgjedhja e të cilave bëhet nga MASHT-i.

Këtë vit pjesëmarrëse janë gjithsejt 16 shkolla nga 5 Komuna:

PRISHTINË:

SHFMU “Ismajl Qemajli”

SHFMU “Nazim Gafurri”

SHFMU “Anton Zako Çajupi”- Bardhosh

SHFMU “Nexhmi Mustafa”- Besi

FERIZAJ:

SHFMU “Ahmet Hoxha”

SHFMU “Gjon Sereqi”

SHFMU “Muharrem Shemsedini”

DRENAS:

SHFMU “Ali Gashi”-Çikatovë e Re

SHFMU “Halil Bajraktari”

SHFMU “Hasan Prishtina” – Llapushnikë

SHFMU “Migjeni” – Baicë

KLINË:

SHFMU “Ismet Rraçi”

SHFMU “Atë Shtjefën Gjeqovi” – Zllakuqanë

SHFMU “Dëshmorët e Qëndresës” – Gllarevë

PEJË:

SHFMU “Ramiz Sadiku”

SHFMU “Haxhi Zeka” – Zahaç

Pjesa teorike e këtij edicioni filloj me datë 24 Prill 2018 dhe përfundojë me datë 27 Prill 2018. Gjatë kësaj jave grupet punuese kanë vizituar shkollat e përzgjedhura nga MASHT-i, ku kanë  shperndarë tek nxenesit e klasave 1,2,3,4 dhe 5 librat për ngjyrosje “Si të lëvizim të sigurtë në rrugë” dhe testet e zhvilluara nga ekspert të trafikut që kanë për qëllim vlerësimin e njohurive të nxënësve përsa i perket rregullave dhe shenjave të trafikut.

Ditën e Premte, në shkollen “Nazim Gafurri” grupit punues ju bashkuan edhe Zv.Ministri i Infrastruktures z. Idriz Selimaj, zyrtarja nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë znj.Fatime Jasiqi dhe Drejtori i Kolegjit “Tempulli” z. Muhamed Krasniqi.

Join event

2018-4-24 2018-4-24 Europe/London Edicioni i Gjashtë i Revistës Shkollore “Siguria në Rrugë”- Pjesa Teorike 24 – 27 Prill 2018 Këtë vit për herë të gjashtë Kolegji i Shkencave te Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe përkrahjen nga Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë organizojnë Revistën Shkollore “Siguria në Rrugë”, aktivitet ky i cili përfshin shkolla […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×