Edhe një Doktor Shkence në Kolegjin Tempulli

Edhe një Doktor Shkence në Kolegjin Tempulli

  • Date & Time:
    • Mars 10, 2020

Manastir, 10 Mars 2020

Bartësja e programit studimor (në akreditim) Energjia Efiçiente, Drita Qerimi sot ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoratës në Fakultetin e Shkencave Teknike në Universitetin “Shën Klementi i Ohrit” në Manastir të Maqedonisë.

Hulumtimi ishte një studim i bazuar i një sistemi diellor të ngrohjes të ujit në shtëpi, dhe zëvendësimi i sistemit elektrik të ngrohjes të ujit me sistemin diellor të ngrohjes të ujit për qytetin e Prishtinës. Profesoresha Drita, përmes këtij hulumtimi ka zhvilluar një model numerik duke u bazuar në metodën e grafikut dhe ka krahasuar rezultatet e marra nga modeli me të dhënat e marra nga programi T*SOL.

Hulumtimi ka sjellë përfundimin se Kosova duhet të shikojë në maksimum për të shfrytëzuar burimet e rinovueshme të energjisë për këtë rritje kursimet e parave nuk janë aq të rëndësishme, ndonjëherë, në mënyrë që të përmirësohet mjedisi për jetën tonë, fitimet ekonomike duhet të konsiderohen si një faktor dytësor.

Hulumtimi titullohej “Modeling of the Solar Thermal Energy Use in Urban Areas” dhe u mbrojt në prani të komisionit vlerësues pesë anëtarësh.

Join event

2020-3-10 2020-3-10 Europe/London Edhe një Doktor Shkence në Kolegjin Tempulli Manastir, 10 Mars 2020 Bartësja e programit studimor (në akreditim) Energjia Efiçiente, Drita Qerimi sot ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoratës në Fakultetin e Shkencave Teknike në Universitetin “Shën Klementi i Ohrit” në Manastir të Maqedonisë. Hulumtimi ishte një studim i bazuar i një sistemi diellor të ngrohjes të ujit në shtëpi, dhe zëvendësimi […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×