Edhe Kosova bëhet pjesë e kampanjës globale #SaveKidsLives, për sigurinë e fëmijëve në rrugë

Edhe Kosova bëhet pjesë e kampanjës globale #SaveKidsLives, për sigurinë e fëmijëve në rrugë

  • Date & Time:
    • Qershor 4, 2015

Prishtinë, 4 Qershor 2015

Manifestimi qendror në kuadër të Edicionit të tretë të Rivistës shkollore”Siguria në rrugë”,u mbajt sot me datë 4 Qershor. Ky aktivitet është organizuar nga Ministria për Arsim, Shkencë dhe Teknologji në bashkëpunim me Kolegjin Tempulli, Policinë e Kosovës, Forumin e Kosovës për siguri në rrugë dhe përkrahur nga Byroja Kosovare e Sigurimit dhe Komuna e Prishtinës.

Qëllim kryesor i tij është vetëdijësimi dhe rëndësia e njohjes së shenjave dhe rregullave të trafikut për të gjithë nxënësit e Republikës.

Në hapje të këtij aktiviteti morën pjesë përfaqësues nga nivelet e larta të shtetit si z. Arsim Bajrami – Ministër për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, z. Nazmi Jashari dhe z. Fidan Rekaliu –Këshilltar i Ministrit për Infrastrukturë, Kolonel Sheremet Ahmeti nga Policia e Kosovës, përfaqësuesit nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe përfaqësues nga institucionet tjera të vendit.

Ministri për Arsim Shkencë dhe Teknologji z. Arsim Bajrami tha se forma e tillë e edukimit është e rëndësishme në krijimin e edukatës qytetare rreth rregullave të trafikut. Ndërsa organizatori i kësaj ngjarje z. Muhamed Krasniqi theksoj që ndjehet i lumtur që aktivitetet tona kanë ndikuar në krijimin e një ambienti më të sigurt për fëmijët tanë.

Përveç garave me biçikleta, sot u zhvilluan edhe aktivitete të tjera, të cilat lidhen me sigurinë në rrugë dhe janë pjesë e kampanjës ndërkombëtare #SaveKidsLives, si :

– shpërndarja dhe nënshkrimi i Deklaratës së fëmijëve nga mbarë bota që është thirrje e tyre drejtuar të rriturve dhe institucioneve që të bëjnë më shumë për tu mundësuar atyre lëvizje te lirë,

– qytetarët do kenë mundësinë të shkruajnë një moto të shkurtë që lidhet me sigurinë në rrugë dhe të realizojnë fotografi, të cilat pastaj do postohen në faqen e kampanjës në fjalë

Join event

2015-6-4 2015-6-4 Europe/London Edhe Kosova bëhet pjesë e kampanjës globale #SaveKidsLives, për sigurinë e fëmijëve në rrugë Prishtinë, 4 Qershor 2015 Manifestimi qendror në kuadër të Edicionit të tretë të Rivistës shkollore”Siguria në rrugë”,u mbajt sot me datë 4 Qershor. Ky aktivitet është organizuar nga Ministria për Arsim, Shkencë dhe Teknologji në bashkëpunim me Kolegjin Tempulli, Policinë e Kosovës, Forumin e Kosovës për siguri në rrugë dhe përkrahur nga Byroja Kosovare e […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×