Dhurohet gjak për të aksidentuarit në Trafikun Rrugor

Dhurohet gjak për të aksidentuarit në Trafikun Rrugor

  • Date & Time:
    • Nëntor 13, 2015

Prishtinë, 13 Nëntor 2015

Numri i viktimave që ka shënuar rritje në aksidentet rrugore gjatë periudhës Janar-Tetor, ka bërë që Tempulli në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Transfuzion të Gjakut me rastin e Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor të organizojë aktivitetin për dhurim vullnetar të gjakut dedikuar personave të lënduar në aksidente trafiku.

Stafi, studentët e Tempullit dhe Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut kanë bërë thirrje te qytetarët që të dhurojnë gjak, pasi që kërkesat për transfuzion të gjakut janë të mëdha në Kosovë.

Dhuruesi i rregullt i gjakut tash e dy vite, Seid Rrahmani, i cili sot dhuroi gjak për personat e lënduar në aksidente ka bërë thirrje te qytetarët që të dhurojnë gjak, pasi që edhe motoja është “dhuro gjak, shpëto një jetë”.

Gentiana Xhelaldini, pjesë e stafit të Tempullit  tha se kjo iniciativë është bërë në rrjedhën e aktiviteve të cilat po organizohen për Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në aksidentet në trafik.

“Në rrjedhën e aktiviteteve të cilat organizohen për ditën botërore të përkujtimit të viktimave në aksidentet e trafikut edhe ne kemi marrë iniciativën për dhurimin e gjakut. Kurse, Fadil Mahmuti, menaxher për marketing në Qendrën Kombëtare për Transfuzion të Gjakut, tha se kërkesat për transfuzion të gjakut janë jashtëzakonisht të mëdha, vetëm brenda 24 orëve në Qendrën Klinike Universitare janë mbi 150 kërkesa për gjak. Sipas tij çdo njeri i shëndosh mund të ndaj pak minuta nga koha e tyre për të shpëtuar jetën e atyre që kanë nevojë.

Me këtë rast u bë thirrje për pjesëmarrje në marshin protestues dhe paqësor, i cili organizohet të dielën, datë 15 Nëntor duke filluar nga ora 12:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Ky marsh është iniciativë qytetare dhe organizohet për të kujtuar 106 jetët e humbura, por edhe për të thirrur për siguri më të madhe në rrugë.

Join event

2015-11-13 2015-11-13 Europe/London Dhurohet gjak për të aksidentuarit në Trafikun Rrugor Prishtinë, 13 Nëntor 2015 Numri i viktimave që ka shënuar rritje në aksidentet rrugore gjatë periudhës Janar-Tetor, ka bërë që Tempulli në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Transfuzion të Gjakut me rastin e Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor të organizojë aktivitetin për dhurim vullnetar të gjakut dedikuar personave të lënduar në […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×