Akademia Tempulli dhe Universiteti Nëna Terezë në Shkup, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Akademia Tempulli dhe Universiteti Nëna Terezë në Shkup, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

  • Date & Time:
    • Nëntor 16, 2021

Drejtori i Akademisë Tempulli Prof. Dr. Muhamed Krasniqin sot u prit nga Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof. Dr. Aziz Pollozhani me të cilin nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje dy institucionet ranë dakord për të shkëmbyer personelin akademik për procesin mësimor, realizimin e hulumtimeve të përbashkëta si dhe shkëmbim të studentëve në kuadër të veprimtarisë kërkimore shkencore.

Të dy institucionet do të nxisin dhe mbështesin realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, do të organizojnë konferenca, seminare e botime në fusha me interes të dyanshëm si dhe do të shkëmbejnë edhe përvojat lidhur me menaxhimin institucional, zhvillimin e programeve hulumtuese, projekteve kërkimore-shkencore, dhe projekteve të tjera të cilat janë me interes të të dy institucioneve.

Ky bashkëpunim, është i rëndësishëm për ne si Akademi, meqë do të ndikoj në mënyrë të drejtpërdrejt në ngritjen e kapaciteteve intelektuale dhe shkëmbim përvojash për studentët shqiptar në Kosovë dhe Maqedoni, u shpreh drejtori i Akademisë Tempulli, z. Muhamed Krasniqi.

#AkademiaTempulli #Tempulli #UNT

Join event

2021-11-16 2021-11-16 Europe/London Akademia Tempulli dhe Universiteti Nëna Terezë në Shkup, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×