Logjistikë dhe Shpedicion

Përshkrimi i specializimit 

Programi Sigurimet dhe Menaxhimi i Dëmeve nga Aksidentet me specializim Logjistika dhe Shpedicioni është program bachelor profesional i cili ofrohet për herë të parë në Kosovë nga Akademia Tempulli. Studimet zgjasin tri vite apo gjashtë semestra dhe kërkojnë 180 pikë të ECTS-së, pas përfundimit të suksesshëm të studimeve studenti fiton thirrje akademike Bachelor profesional në “Sigurime dhe menaxhimi i dëmeve nga aksidentet” me specializim Logjistika dhe Shpedicioni.

Programi synon t’u sigurojë studentëve njohuri themelore dhe të specializuara të Logjistikës dhe Shpedicioni dhe aplikimin e këtyre njohurive në praktikë  duke vendosur një lidhje të fortë mes njohurive teorike dhe kualifikimit të tyre në praktikë.
Pajisja më një diplomë Bachelor në fushën e Logjistikës dhe Shpedicionit është një mundësi e shkëlqyeshme për individët që duan të përgatiten për një karrierë dinamike me mundësi të shumta për punësim.  Ky program përgatit profesionistë të kualifikuar, të cilët do të jenë në gjendje të kuptojnë sistemet kryesore të transportit dhe logjistikës ndërkombëtare dhe kombëtare, të kenë njohuri proceseve logjistike dhe shpedicionit, të jenë në gjendje të menaxhojnë një biznes në mënyrë të pavarur.

Bëhu ekspert në fushën e Logjistikës dhe Shpedicionit, ku pas përfundimit të studimeve do të jesh në gjendje të:

  • njohësh konceptet dhe aktivitetet bazike të logjistikës;
  • kuptosh rëndësinë e logjistikës në zhvillimin e aktiviteteve biznesore dhe ndikimin e saj në aktivitete biznesore;
  • denomstrosh njohuri në planifikimin e logjistikës dhe menaxhimin e zinxhirit furnizues;
  • njohësh bazën ligjore dhe konventave ndërkombetare në transport;
  • njohësh procesin e administrimit, kalkulimit dhe procedurave të doganimit te mallërave.

Me mundësi të shumta të punësimit në:

  • Vetëpunësim;
  • Kompani të Sigurimeve;
  • Institucione Financiare;
  • Kompani të konsulencës dhe menaxhimit;
  • Qendra Tregtare;
  • Kompani të mëdha (korporata);
  • Institucione publike.

Semestri I

Semestri II

Semestri III

Semestri IV

Semestri V

Semestri VI