top of page

CPC-(M) menaxher

Nevoja për trajtimin profesional të çështjeve dhe problematikave të cilat nderlidhen me transportin e udhëtarëve/mallrave, ka krijuar një nevojë tjetër që të realizohen trajnime me strukturë profesionale dhe me staf të përgaditur profesionalisht.Një trajnim i tillë është edhe Programi për Kompetencë Profesionale Për Menaxher të Operatorit Transportues të Udhëtarëve/Mallrave CPC-M. Ky trajnim ka bazë ligjore dhe profesionale e shkencore, të cilat e shohin si të nevojshëm një trajnim të tillë në kuadër të përmirësimit të shërbimeve të transportit kombëtar dhe  nderkombëtar të udhëtarëve/mallrave.​

​

Trajnimet zhvillohen në bazë të programeve nga IRU Academy dhe duke u bazuar në  Udhëzimin Administrativ Nr. 10/2013 dhe 04/2015, të MMPHI.

​

Baza ligjore për mbajtjen e trajnimit

 

Programet trajnuese bazohen në:

​

  • Direktiva EU/2003/59  – të Parlamentit dhe Këshillit Evropian

  • Ligji për transportin rrugor Nr. 2004/1

  • Udhëzimi administrativ 10/2013

  • Udhëzimi administrativ 04/2015 për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ 10/2013.

 

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i këtij trajnimi është që të përgadis kuadro të aftë për të kryer punë të cilat nderlidhen me operimin me transport, duke ofruar sherbime profesionale me qëllimin e racionalizimit të proceseve transportuese dhe efikasitetin ekonomik të transportit të udhëtarëve/mallrave.

 

Dokumentet e nevojshme:

  • Fletëparaqitja (me rastin e regjistrimit);

  • Certifikata mjekësore;

  • Dokument identifikues (letërnjoftimi ose pasaporta);

  • Pagesa e trajnimit (me rastin e regjistrimit).

 

Lëndët dhe përmbajta e trajnimit:

Njohuritë që duhet të merren parasysh për njohjen zyrtare të Kompetencës profesionale mbulohen nga lëndët për transportin rrugor të udhëtarëve/mallrave.

 

Lëndët të cilat e përbëjnë këtë trajnim janë si më poshtë:

  1. E drejta Civile;

  2. E drejta Tregtare;

  3. E drejta e punës dhe sigurimit social;

  4. E drejta fiskale;

  5. Menaxhimi i biznesit dhe i financave të kompanisë për transport të udhëtarëve/mallrave;

  6. Qasja në treg;

  7. Standardet dhe aspektet teknike;

  8. Siguria Rrugore.

 

Vlerësimi i rezultateve të nxënies – provimet

Të gjithë kandidatët që përfundojnë me sukses ligjëratat nga pjesa teorike dhe ushtrimet nga pjesa praktike për transportin e mallrave dhe udhëtarëve, duhet t`i nënshtrohen provimit me shkrim para komisionit  profesional nga Ministria e Infrastrukturës.Procesit të testimit të njohurive i nënshtrohen të gjithë kandidatët dhe vlerësimi është objektiv dhe i bazuar në rezultatet të cilat i tregojnë kandidatët.

Get a Quote

This is a Paragraph. Click on "Edit Text" or double click on the text box to start editing the content.

Thanks for submitting!

bottom of page