top of page

Themeluesi

Professor

Themeluesi
Prof. Arif Krasniqi

Në vitin 1976, Prof. Arif Krasniqi përfundoi Shkollën e Lartë Teknike në drejtimin e komunikacionit rrugor në Zagreb, Kroaci.

​

Në vitin 1987, përfundoi Ciklin e parë të studimeve nëntë semestrale në Fakultetin e Shkencave të Komunikacionit, Drejtimi i Komunikacionit Rrugor, në Universitetin e Zagrebit, Kroaci.

Në vitin 1988, paralelisht në të njëjtin fakultet, përfundoi studimet në Drejtimin e Komunikacionit Hekurudhor.

​

Në vitin 2008, përfundoi Ciklin e dytë të studimeve të magistraturës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës, Dega e Komunikacionit, me temën "Përdorimi i terminaleve për qarkullimin e mallrave në Kosovë."

​

Në vitin 2009, përfundoi edhe një Cikël të dytë të studimeve të magistraturës në Fakultetin e Pedagogjisë, Dega e Pedagogjisë, në Universitetin Shtetëror të Tetovës, me temën "Roli i shkollës në edukimin e ngritjes së mirësjelljes së nxënësve në komunikacion."

​

Në vitin 2010, në Fakultetin Teknik – Seksioni i Makinerisë në Universitetin "Shën Klementi i Ohrit" në Manastir, Maqedoni, iu aprovuua tema e disertacionit të studimeve të doktoratës me titull "Modelimi i proceseve të mekanizimit në terminalet e mallrave në Kosovë dhe rritja e efektivitetit në transport."

Vdekja e parakohshme i pamundësoi mbrojtjen e disertacionit të doktoratës.

​

Gjurma të Pashlyeshme në Arsimimin Shqiptar, Shkencat Teknike dhe Kulturën në Trafik

  • Ligjërues shumëvjeçar (vitet 1970-1990) në auto-shkollën e Prishtinës (SHAM).

  • Mësimdhënës i disa lëndëve profesionale në drejtimin e komunikacionit në Shkollën e Mesme Teknike "28 Nëntori" në Prishtinë.

  • Në vitin 1996, ishte njëri nga iniciatorët e parë për themelimin e profilit të komunikacionit rrugor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës.

  • Në vitin 2001, ishte themelues i Kolegjit Tempulli, si institucioni i parë privat i njohur zyrtarisht në arsimin e lartë në Kosovë.
     

Prof. Arif Krasniqi ka dhënë një kontribut të merituar në fushën e tij profesionale dhe akademike përmes shkrimeve, revistave, debateve, konferencave dhe simpoziumeve. Ndër të tjera, ai ka qenë autor i disa librave për studentë, të cilat janë botuar nga Kolegji Tempulli:

 

  • "E drejta në Komunikacion", Dhjetor 2001

  • "Bazat e Komunikacionit dhe Transportit", Maj 2002

  • "Mekanizmat e Ngarkimit dhe Shkarkimit", Shtator 2003

  • "Infrastruktura në Komunikacion", Qershor 2004

  • "Sistemet Integrale Multimodale", Shkurt 2005

  • "Rregullat dhe Siguria në Komunikacion", Dhjetor 2006

  • "Teknika e Transportit", Shtator 2007, etj.

bottom of page