Historiku
Tempulli u themelua në 13 Tetor 2020, si një Institucion i Arsimit të Lartë në Kosovë. Tempulli, megjithëse si një institucion i ri, ka një traditë të gjatë si Tempulli që nga viti 1992, dhe atë si një qendër e trajnimit dhe edukimin e shoferëve të rinjtë në komunikacion. Si rezultat i angazhimit dhe nevojave të tregut, kjo qendër ka evoluar në vite. Është rritur dhe zhvilluar me programe akademike dhe profesionale brenda Tempullit.
Bazuar në atë që u tha më lart, Tempulli, duke ofruar edhe arsimin akademik, do të ofrojë mundësi për studentët e rinj për arsim cilësor, ku pjesa teorike do të plotësohet me punë praktike përmes Institutit për Hulumtime të Sigurisë Rrugore dhe Transportit.
Akademia Tempulli është regjistruar më 13 tetor 2020 si Institucion i Arsimit të Lartë në Kosovë. Akademia Tempulli , edhe pse një institucion mjaft i ri, ka një traditë të gjatë që nga viti 1992, dhe atë si qendër trajnimi dhe edukimi për studentët e rinj të drejtimit të automjeteve dhe si Kolegj Tempulli nga viti 2001 deri në vitin 2020.
Si rezultat i angazhimit dhe nevojat e tregut, kjo qendër ka evoluar me kalimin e viteve dhe është rritur dhe zhvilluar me programe akademike dhe profesionale në kuadër të Akademisë Tempulli (në tekstin e mëtejmë Akademia ). Në vitin 2021 Akademia është akredituar për tre vjet si institucion dhe ka akredituar gjithashtu një program master dhe dy programe bachelor.
Akademia ofron programe unike në fushën e transportit dhe trafikut të cilat kanë të bëjnë me tregun e punës.
Mission & Vision
Vizioni:
Një institucion unik i arsimit të lartë në vend dhe rajon, me fokus zhvillimin e aftësive kërkimore profesionale nëpërmjet ndërlidhjes së mësimdhënies inovative, mësimit praktik dhe punës shkencore në dobi të komunitetit.
​
Misioni:
Përgatitë në mënyrë cilësore studentët dhe kursantët me njohuri dhe aftësi adekuate për të mësuar dhe hulumtuar në mënyrë që të udhëheqin një karrierë të suksesshme profesionale dhe, së bashku me akademinë si dhe individualisht, të kontribuojnë me përgjegjësi për komunitetin.