Bachelor Profesional në Inxhinieri Trafiku dhe Transport
Specializimet e ofruara:​
-
Trafiku dhe Transporti Rrugor
-
Trafiku dhe Transporti Hekurudhor
-
Planifikimi dhe Lëvizshmëria Urbane – Mobiliteti i Mençur
​
Rreth Programit
​
Ky program trevjeçar synon të ofrojë një edukim cilësor dhe të integruar në fushën e inxhinierisë së trafikut dhe transportit. Përmes kombinimit të teorisë, praktikës dhe projekteve ndërvepruese, studentët pajisen me aftësi të avancuara për të adresuar sfidat e sigurisë, efikasitetit dhe qëndrueshmërisë në
-
sektorët rrugor,
-
hekurudhor dhe të
-
mobilitetit urban të mençur.
Programi synon të përgatisë profesionistë të aftë për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të infrastrukturës së trafikut dhe transportit, përmes njohurive teknike, kërkimit të aplikuar dhe bashkëpunimit me industrinë dhe institucionet përkatëse.
Pas përfundimit të programit, studentët do të jenë në gjendje:
-
Të ofrojë njohuri për projektimin, menaxhimin dhe optimizimin e sistemeve të trafikut dhe transportit.
-
Të zhvillojë aftësi praktike për të adresuar çështjet e sigurisë rrugore, ndotjes mjedisore dhe qasjes së qëndrueshme në mobilitet.
-
Të nxisë ndërlidhjen midis zhvillimit ekonomik dhe transportit për një qasje të integruar dhe inovative në planifikim.
Trafiku dhe transporti rrugor
​
Ky specializim përgatit studentët me njohuri në planifikimin, projektimin dhe menaxhimin e trafikut rrugor, duke u fokusuar në sigurinë, kontrollin e rrjedhës së trafikut dhe ndikimin e transportit në mjedis.
Pas përfundimit të studimeve, studentët duhet të jenë në gjendje të:
​
-
Kuptojnë rëndësinë e sigurisë në trafik dhe rregullat e trafikut;
-
Njohin format e kontrollit të trafikut;
-
Llogarisin kapacitetin dhe nivelin e shërbimit të infrastrukturës rrugore;
-
Aplikojnë parimet themelore të projektimit të infrastrukturës rrugore;
-
Njohin ndikimin e motorizimit në ndotjen e ambientit;​​
​
Lëndët sipas vitit​
Viti I
-
Teknologji Informative
-
E Drejta në Trafik
-
Komunikim Akademik
-
Gjuhë Angleze I
-
Bazat e Trafikut dhe Transportit
-
Transporti Rrugor
-
Grafika Inxhinierike
-
Rregullat e Trafikut me Metodikë
-
Matematikë e Aplikuar
-
Gjuhë Angleze II
Viti II
-
Teknologjia e Transportit
-
Statistika dhe Probabiliteti
-
Mekanikë
-
CAD
-
Planifikimi Urban
-
Siguria në Trafik
-
Infrastruktura Rrugore
-
Mjetet Motorike
-
Mekanizmat për Ngarkim dhe Shkarkim
-
Ekonomika e Transportit
Viti III
-
Rregullimi i Qarkullimit në Trafik
-
Transporti dhe Logjistika
-
Metodat e Hulumtimit në Trafikun Rrugor
-
Psikologjia e Komunikacionit
-
Projektimi në Komunikacion
-
Projekt i Pavarur – Punimi i Diplomës