Pjesëmarrës ishin nxënësit e shkollave të mesme nga e gjithë Kosova si dhe nxënës edhe nga Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nënë Tereza” në Prizren. Po ashtu pjesë e hapjes së ligjëratës së parë online ishin edhe partnerët tanë të projektit Policia e Kosovës dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve ku së bashku me Drejtorin e Akademisë Tempulli, prof. Muhamed Krasniqi, i njoftuan pjesëmarrësit për projektin dhe rëndësinë e sigurisë në rrugë dhe për të vazhduar tutje me ligjërimin MSc. Zgjim Bajraktari.
Sesionet e radhës do të mbahen ditëve në vijim, ku do të kenë mundësi të marrin pjesë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme.
Këto aktivitete nga viti 2013 në vazhdimësi zhvillohen dhe koordinohen nga Akademia Tempulli, së bashku me Asociacionin Kosovar të Motorizimit AMRKS dhe mbështeten nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Drejtoritë komunale të arsimit, Policia e Kosovës dhe Byroja Kosovare e Sigurimit.