Vizioni

Vizioni i Kolegjit “Tempulli” si institucion udhëheqës me traditën dhe kohën më të gjatë në vend, është zhvillimi dhe sigurimi i cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie, duke ndikuar në zhvillimin e mendimit profesional dhe praktikë, me programe atraktive, profesorë, asistentë, instruktorë dhe personelin tjetër të përkushtuar, por edhe studentë me kompetencë, duke u fokusuar në zhvillimin e karrierës për fuqinë punëtore të së nesërmes.