Home

Zyra për sigurimin e cilësisë

Zyra për Sigurimin e Cilësisë (ZSC) luan rol kyç në zhvillimin, monitorimin dhe raportimin e cilësisë në gjithë kolegjin. ZSC-ja është e themeluar me vendimin e BD-së. Formimi i ZSC është mbështetur plotësisht në Udhëzimet për Sigurimin e Cilësisë në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë (Standards and Guidelines for Quality Assurance in the European Higher Education Area, European Association for Quality Assurance in Higher Education, Helsinki, 2005). Të gjitha dokumentet bazë të ZSC-së kanë mbështetje legale edhe në LAL-in, aktet juridike të MASHT-it, AKA-së si dhe statutin e kolegjit.

Personi përgjegjës për sigurimin e cilësisë (SC) është udhëheqësi i ZSC-së i cili bashkëpunon ngushtë me Drejtorin për nivelin qendror dhe koordinatorët për nivelin e anëtarëve. Së bashku promovojnë organizimin e sistemit efikas të SC-së në shkollë. Ata janë përgjegjës për shqyrtimin e rregullt vjetor të cilësisë si dhe janë përgjegjës për implementimin e masave korrigjuese. Dekani dhe ZSC-ja i kanë komisionet e tyre për SC në të cilat përfaqësohen stafi dhe studentët. Këto komisione i diskutojnë të gjitha çështjet lidhur me SC-në dhe i propozojnë zgjidhje.

ZSC është përgjegjëse për të siguruar cilësi të lartë të mësimnxënies, mësimdhënies, kurrikulave dhe  hulumtimeve në kolegj nëpërmjet zhvillimit, përmirësimit dhe rritjes së vazhdueshëm të cilësisë në shkollë. Këto i shërbejnë vizionit të kolegjit që  të bëhet një  institucion i shquar i arsimit të lartë, dhe promovimit të zhvillimit të të diplomuarve të cilët kontribuojnë në drejtim të zhvillimit të komunitetit lokal.

Studimet master
Studimet bachelor
Trajnimet
Projektet