Vizioni

Vizioni i Tempullit është të jetë Institucion unik i arsimit të lartë në vend dhe rajon, me fokus në zhvillimin e shkathtësive kërkimore profesionale përmes ndërlidhjes së mësimdhënies inovative, mësimit praktik dhe punës shkencore për të mirën e komunitetit.

Për të arritur vizionin e saj dhe për të përmbushur misionin e saj, Akademia Tempulli synon të funksionojë bazuar në vlerat e mëposhtme:

  • Fuqizimi i Bordeve të Partneritetit të përbërë nga profesionistë dhe ndërmarrës të aftë dhe me vështrim përpara në fushat përkatëse (shih grafikun organizativ të institucionit);
  • Rishikimi i metodologjisë ekzistuese të funksionimit dhe përmirësimi si në nivelin institucional ashtu edhe në atë të programit;
  • Investime në trajnimin e stafit akademik;
  • Sigurimi i cilësisë;
  • Përmirësimi i infrastrukturës së IT (Teknologjisë Informative) për të lehtësuar proceset administrative dhe shërbimet e studentëve;
  • Përmirësimi në cilësinë e mësimdhënies duke krijuar laboratorë të IT (Teknologjisë Informative) dhe klasa inteligjente;
  • Blerja e programeve anti-plagjiaturë për verifikimin e punëve shkencore;
  • Rritja e mëtejshme e fondeve të palëve të treta përmes donacioneve, ofrimit të shërbimeve për bizneset dhe institucionet, dhe përmes hyrjes në fondet e kërkimit.