Home

Transporti dhe Telekomunikacioni

Transporti dhe Telekomunikacioni është programi studimor në nivelin e studimeve Master, i cili u  mundëson studentëve të studiojnë në tri fusha specializimi:

• Transporti

• Siguria rrugore dhe aksidentet

• Trafiku postar dhe telekomunikacioni

Ky program ka si objektiva:

•të krijoj një strukturë të shkolluar të njerëzve të cilët do të paisen me  njohuri më të avancuara në teori dhe praktikë duke qenë profesionistë në transportin rrugor dhe telekomunikimet në vend dhe jashtë vendit,

•studentët të cilët përfundojnë këtë program të sigurohen në vazhdimësi edhe me kualifikime tjera, me qëllim të zhvillimit të tyre të përhershëm profesional,

• të krijoj një lidhje të qëndrueshme të transportit rrugor në raport me llojet tjera të transportit në vend duke ndikuar pozitivisht në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit,

•  të hartoj politikat për transport në nivelin qendror dhe lokal duke i kushtuar vëmendje edhe hulumtimit profesional në fushën e trafikut, transportit dhe telekomunikacionit.

Rezultatet e pritura të mësimit nga studentët:

• të hartojnë politikat kombëtare në  transport dhe telekomunikime,

• të zhvillojnë hulumtime lidhur me rrjedhën e trafikut, transportit dhe  telekomunikimeve,

• të analizojnë dhe bëjnë studime lidhur me planifikimin dhe sigurinë e transportit,

• të ligjërojnë lëndët e caktuara nga fusha e transportit dhe  telekomunikimeve për studentët në nivele më të ulëta të shkollimit universitar.

Studimet master
Studimet bachelor
Trajnimet
Projektet