Home

Trajnimet

QENDRA PËR ZHVILLIM PROFESIONAL

Tash e dhjetë vite në kuadër të Tempullit vepron edhe Qendra për zhvillim profesional (QZHP), ku zhvillohen programe aftësuese, trajnime dhe certifikime profesionale me programe të vlerësuara nga ekspertët vendor dhe ndërkombëtar si dhe të autorizuara nga institucionet përkatëse qeveritare.

Programet aftësuese dhe trajnuese janë:
- Transportimi i mallrave (mjeteve) të rrezikshme përmes ajrit DGR;
- Transportimi i mallrave (mjeteve) të rrezikshme përmes rrugës ADR;
- Transportimi i mallrave (mjeteve) të rrezikshme përmes hekurudhës RID;
- Trajnimi për Këshilltarë të Sigurisë për transportimin e mallrave (mjeteve) të rrezikshme përmes rrugës - ADR dhe përmes hekurudhës RID;
- Sigurimi i ngarkesave cargo;
- Kompetenca profesionale për shofer të udhëtarëve  CPC-D;
- Kompetenca profesionale për shofer të mallrave CPC-D;
- Kompetenca profesionale për Menaxher të operatorit CPC-M;
- Inspektues të Qendrave të kontrollimit teknik të automjeteve;
- Rregullat dhe përdorimi i tahografëve digjital;
- Aftësimi për ngasje -Auto shkolla;
- Seminare për shofer-instruktor;
- Seminare për pyetës, ligjërues dhe punëtor administrativ në auto shkolla;
- Shkollimi për Instruktorë të vozitjes;
- Trajnimi për ekongasje ( ngasje ekologjike);
- Trajnimi për ngasje të sigurt.

Varësisht nga  përmbajtja programore dhe kohëzgjatja e këtyre trajnimeve kandidatët pajisen me vërtetime, certifikata dhe diploma.

Programet profesionale janë të licencuara nga Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) dhe janë të akredituara edhe nga CILT (The Chartered Institute for Logistics and Transport) dhe IRU Academy (International Road Union) si dhe zhvillohen në bazë të Marrëveshjeve me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës.

 

Studimet master
Studimet bachelor
Trajnimet
Projektet