Home

Trafiku rrugor

Profili “Trafiku rrugor” është kualifikim i validuar dhe i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) përmes Vendimit Nr. 01-600 të datës 21.11.2017. Profili “Trafik rrugor” i përket Nivelit IV sipas Kornizës Kombëtarë të Kualifikimeve (KKK) me 42 kredi të Arsimit dhe Aftësimit Profesional APP.

1. Qëllimet e përgjithshme të shkollimit

Qëllimi kryesor i shkollimit për profilin “Trafik Rrugor” është zhvillimi i personalitetit të kandidatëve për t’u inkuadruar në një shoqëri demokratike si qytetarë aktivë e kompetentë, si dhe për t’u angazhuar me sukses në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi janë dhe zhvillimi i ndjenjës të vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e ndjenjës të sipërmarrjes dhe gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës.

Për të realizuar këto qëllime, është e nevojshme që qendra e kompetencës t’u krijojë kandidatëve:

- Mundësi të përshtatshme për të nxënë pavarësisht nga gjinia, raca, etniteti dhe aftësitë fizike e mendore;

- Mundësi për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë dhe qëndrimet/vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e aftësimit profesional të mëtejshëm;

- Kushte për të njohur dhe zbatuar parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, rregullat e mbrojtjes në punë dhe të ruajtjes së mjedisit, në përputhje me standardet ndërkombëtare;

- Kushte për t’u njohur me teknologjitë dhe proceset e punës aktuale e të perspektivës, në sektorin e shërbimeve për Furnitor;

- Lehtësi për të kuptuarit e mjedisit shoqëror dhe ekonomik, lokal, kombëtar dhe rajonal, si dhe për të qenë të vetëdijshëm për rolin që mund të luajnë në këtë mjedis;

- Mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe vlerat morale;

- Kushte për tu vlerësuar drejt dhe me realizëm në lidhje me potencialin dhe arritjet e tyre;

- Mbështetje për të marrë përgjegjësi në procesin e zhvillimit të tyre të vazhdueshëm personal dhe profesional;

- Mbështetje për të zhvilluar format e bashkëpunimit dhe të besimit të ndërsjellë nëpërmjet përvojës së punës praktike;

- Mundësi për t’u njohur me zhvillimet perspektive të profesionit të tyre, të para këto në kontekstet e integrimit rajonal dhe Evropian;

- Siguroj shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës.

2. Plani mësimor i profilit “Trafiku rrugor”

Modulet profesionale obligative

Hyrje në profesionin e trafikut rrugor

Puna me Kompjuter, njohuri fillestare me AutoCAD

Njohuritë për automjetet

Sinjalizimi rrugor

Aksidentet rrugore

Rregullimi në trafikun rrugor

Mekanizmat ngarkues

Mbrojtja në punë dhe ruajtja e mjedisit

Modulet profesionale zgjedhore

Teoria e lëvizjes

Konventat ndërkombëtare të trafikut rrugor

3. Kompetencat profesionale

Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit në profilin “Trafik Rrugor”, kandidatët do të janë të aftë të ushtrojnë kompetencat profesionale si më poshtë:

- Përgatit vendin e punës;

- Përzgjedhë, përdor dhe mirëmban veglat dhe mjetet e punës;

- Vendosë shenjat e sinjalizimit vertikal në rrugë;

- Shënon (vendos) vijat gjatësore dhe tërthore të sinjalizimit horizontal në rrugë;

- Kryen punime të thjeshta të mirëmbajtjes së automjeteve;

- Bën kontrollimin teknik të automjeteve;

- Zbaton rregullat për ruajtjen e mjedisit;

- Mbledhë të dhënat për shfrytëzimin e autoparkut;

- Zbaton programin e mirëmbajtjes së autoparkut;

- Bën mirëmbajtjen e sinjalizimit horizontal dhe vertikal;

- Përpilon skicimin e projektit të sinjalizimit;

- Kryen matje në vendin e aksidentit;

- Zbaton rregullat e sigurisë teknike dhe të mbrojtjes në punë;

- Kryen punët e nevojshëm për regjistrimin e automjeteve;

- Mbledhë dhe dorëzon dokumentacionin për automjetet e aksidentuara;

- Bën numërimin e trafikut;

- Plotëson policën e sigurimit motorik të automjetit.

4. Kohëzgjatja e shkollimit

Për këtë profil profesioal janë paraparë 420 orë mësimore (teori, ushtrime, punë praktikë dhe vlerësim) në kohëzgjatje prej 1 viti.

Studimet master
Studimet bachelor
Trajnimet
Projektet