Home

Trafiku Hekurudhor dhe Transporti

Trafiku Hekurudhor dhe Transporti-Niveli 6 sipas KKK-Bachelor

Para vitit 2000 e andej në Kosovë nuk ka ekzistuar asnjë shkollë e mesme e lëre më shkollë e lartë për hekurudha. Hekurudhat e Kosovës janë menaxhuar nga punëtorë të ardhur nga viset tjera të ish Jugosllavisë.

Rreth viteve 80-ta, janë shkolluar disa punëtorë vendas të cilët vazhdojnë të menaxhojnë transportin hekurudhor edhe sot. Sidoqoftë integrimi i hekurudhave të Kosovës në rrjetin regjional dhe evropian ka nevojë e madhe për krijimin e resurseve të reja njerëzore, të cilët janë të gatshëm për projektimin, ndërtimin, sinjalizimin dhe menaxhimin e rrjetit hekurudhor kombëtar.

Rezultatet e pritura të mësimit nga studentët:

të planifikojnë dhe përcjellin rrjedhën e trafikut hekurudhor dhe transportit,

• të përpunojnë dhe analizojnë të dhënat lidhur me planifikimin e trafikut hekurudhor dhe transportit,

• të mirëmbajnë dhe menaxhojnë parkun vozitës të organizatave dhe kompanive,

• të përcaktojnë itinerarin dhe kushtet e transportit hekurudhor,

• të bëjnë ekspertizën e aksidenteve në trafikun hekurudhor,

• të auditojnë sigurinë në transportin hekurudhor,

• të koordinojnë punët në stacionet hekurudhore në vend,

• të menaxhojnë punët në kompani që merren me transport hekurudhor,

• të përcaktojnë itinerarin e trenave në nivel vendi.

Disa nga mundësitë për punësim:

• stacione hekurudhore,

• përcjellje të teknikës, teknologjisë dhe organizimit të  trafikut,

• mirëmbajtje të binarëve,

• stabilimente elektrike,

• manipulant të makinave,

• sinjalizim automatik,

• shkolla të mesme profesionale, etj.

Studimet master
Studimet bachelor
Trajnimet
Projektet