Home

Trafiku Ajror dhe Transporti

Trafiku Ajror dhe Transporti-Niveli 6 sipas KKK-Bachelor

Ky program është organizuar për herë të parë në vend në vitin akademik 2011/2012. Nevojat për shkollimin e kuadrove të reja në fushën e trafikut ajror  janë  të  mëdha.  Kjo  mund  të  ilustrohet  me  faktin  se  Aeroporti Ndërkombëtar  i  Prishtinës  brenda  një  viti  shënon  fluks  prej  mbi  1.5 milion udhëtarësh.  Kolegji “Tempulli” vlerëson se Aeroporti Ndërkombëtar Prishtinës (ANP) ka  mungesë  të  madhe  të  kuadrove  me  shkollim  të  lartë  profesional, teknikë dhe inxhinierë të trafikut ajror.

Rezultatet e pritura të mësimit nga studentët:

• të planifikojnë dhe përcjellin rrjedhën e trafikut ajror dhe transportit,

• të përpunojnë dhe analizojnë të dhënat lidhur me planifikimin e transportit ajror,

• të mirëmbajnë dhe menaxhojnë punët në aeroport, në platformë,

• të përcaktojnë masat preventive të shërbimeve emergjente të aeroporteve,

• të auditojnë sigurinë në aeroporte,

• të koordinojnë punët me aeroportet tjera rajonale,

• të menaxhojnë punët në aeroport,

• të ligjërojnë lëndët e trafikut ajror në shkolla të mesme profesionale.

Disa nga mundësitë për punësim:

• kontrolle të fluturimeve,

• operime në platformë,

• infrastrukturë  dhe transport ajror,

• menaxhim të mirëmbajtjes së platformës,

• stabilimente elektrike,

• udhëheqje e parkut vozitës të aeroporteve,

• shkolla të mesme profesionale.

Studimet master
Studimet bachelor
Trajnimet
Projektet