Studentët e Akademisë Tempulli realizuan një vizitë studimore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”

Studentët e Akademisë Tempulli realizuan një vizitë studimore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”

  • Date & Time:
    • Dhjetor 14, 2023

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” duke qenë një urë lidhëse mes Kosovës dhe Botës, luan një rol shumë të rëndësishëm në trafikun e njerëzve dhe mallrave dhe shërben si arteria kryesore për trafikun dhe transportin ajror. Nisur nga fakti që Tempulli ka pasur në kuadër të vet edhe Programin e Studimeve Trafik Ajror dhe Transport, një numër i studentëve të diplomuar – Alumni të Tempullit, tani më janë të punësuar në këtë Aeroport, dhe kryejnë funksione të ndryshme.

Gjatë vizitës studentët patën rastin të njihen me shumë informacione rreth organizimit të linjave ajrore dhe mënyrën e funksionimit të Aeroportit si për transport të udhëtareve ashtu edhe të mallrave. U vizituan pjesë të ndryshme të Aeroportit, si sportelet e Check in, kontrollit të udhëtarëve te pjesa e skanerëve, daljet- gate, pista e Aeroportit, dhe pjesa e pritjes së bagazhit. Gjatë gjithë kohës z. Bujar Gashi nga Zyra per marredhenie me publikun, ka informuar studentët në mënyrë të detajuar për të gjitha proceset dhe procedurat dhe mënyrën e funksionimit të një aeroporti ndërkombëtar.

 

Join event

2023-12-14 2023-12-14 Europe/London Studentët e Akademisë Tempulli realizuan një vizitë studimore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” duke qenë një urë lidhëse mes Kosovës dhe Botës, luan një rol shumë të rëndësishëm në trafikun e njerëzve dhe mallrave dhe shërben si arteria kryesore për trafikun dhe transportin ajror. Nisur nga fakti që Tempulli ka pasur në kuadër të vet edhe Programin e Studimeve Trafik Ajror dhe Transport, një […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×