Statuti

Ky statut pasqyron misionin, organizimin, funksionimin dhe strukturimin e brendshëm të  Tempullit, mënyrën e zgjedhjes së organeve, organizimin e studimeve, statusin e personelit akademik, administrativ dhe të studentëve.

Ky Statut është hartuar në pajtim dhe mbështetje të plotë me aktet ligjore vendore dhe ndërkombëtare që lidhen me fushën e arsimit të lartë (shkencor dhe profesional).

Statuti përmban normat kryesore që rregullojnë veprimtarinë e institucionit, si: organizimi, veprimtaria dhe puna e strukturave përbërëse, autoriteteve dhe organeve drejtuese, zgjedhja ose emërimi i tyre, vendimmarrja lidhur me çështjet akademike në mes të mësimdhënësve dhe studentit, veçmas duke patur në qendër studentin, nivelet e delegimit të autoritetit nga organet drejtuese e administruese, mekanizmat për sigurimin e cilësisë, burimet dhe modalitet e financimit, periudhat e kryerjes së vlerësimit të brendshëm të strukturave dhe të programeve të studimit, të drejtat dhe obligimet e personelit akademik dhe jo akademik dhe të studentëve, si edhe detyra të tjera që rregullojnë veprimtarinë e këtij institucionit