Shërbimi për karrierë
Shërbimi për karrierë për të rinjtë bazohet mbi filozofinë e fuqizimit të të rinjve për të marrë në kontroll jetën dhe aftësimin e tyre. Prandaj këshilluesi ka për detyrë të kuptojë dhe përvetësojë aftësirat e komunikimit ndërpersonal që do të ndihmojnë komunikimin me studentët, dhe mbi të gjitha do të rris shkallën e suksesit të punës së tyre.
Ky shërbim shërbimi është ndërtuar në mënyrë të tillë që të:
Informojë dhe të mbështesë studentët;
Promovojë një kulturë që mbron interesat e studentëve;
Hartojë një politike organizative për mbrojtjen e studentëve;
Krijojë një kulturë dhe sisteme që nxisin barazinë dhe vlerësojnë diversitetin;
Krijojë lidhje me komunitetin vendas dhe aktorët e rëndësishëm për punësimin e studentëve;
Vlerësojë dhe caktojë prioritetet për aktivitetet me studentët;
Komunikojë në mënyrë efikase dhe të krijojë raport të qëndrueshëm dhe produktiv me studentët;
Aftësojë studentët për të prezantuar veten dhe grupin ku bëjnë pjesë.