Home

Seminaret për shofer instruktor

Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, organizon seminare për licencimin dhe ri-licencimin e Shofer Instruktorëve.

Seminaret organizohen në bazë të Marrëveshjeve të bashkëpunimit institucional në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Kolegjit “Tempulli”, duke u mbështeur edhe në Ligjin në fuqi për Patentë shofer nr .05/L-064 si dhe në Udhëzimin Administrativ  Nr. 2008/11 për licencimin dhe verifikimin e njohurive të Shofer-Instruktorëve.

Organizimi i seminareve

Organizimi dhe zhvillimi i seminareve të detyrueshme bëhet sipas programit të veçantë të hartuar nga Kolegji “Tempulli” dhe të aprovuar nga Ministria e Infrastrukturës (MI).

Kolegji “Tempulli” si institucion i autorizuar nga MI-ja, organizon seminaret për të gjithë instruktorët e licencuar të ngasjes të cilët ushtrojnë profesionin e shofer instruktorit.

Qëllimi

Seminaret kanë për qëllim përmirësimin dhe zgjerimin e njohurive të shofer instruktorëve të licencuar dhe ju dedikohen posaçërisht instruktorëve për plotësimin e kushteve ligjore për përtrirjen e licencës nga MI-ja.

Kushtet për organizimin e seminareve

Seminaret organizohen të paktën një herë brenda vitit kalendarik, në përputhje me planin e vendosur, duke u bazuar në numrin e instruktorëve, të cilët i detyrohen këtyre seminareve me qëllim të plotësimit të kushteve për ri-licencim.

Ligjërues në seminare janë trajnerë dhe instruktorë të dëshmuar në profesion, specialist të fushës, profesionistë të certifikuar në lëmi specifike nga aftësimi i ngasësve për patentë shoferë.

Dokumentet e nevojshme

- Aplikacioni

- Dëshminë për përgatitjen profesionale (licenca ose vërtetimi nga MI-ja)

- Patentë shoferi

- Letërnjoftimi.

Pagesa e seminareve do të caktohet nga MI-ja sipas Nenit 120, Pika 3 e Ligjit për Patentë shofer nr . 05/L-064.

Të drejtën për pjesëmarrje e kanë vetëm personat e licencuar për shofer / instruktor.

Ç’ka pas përfundimit të seminareve

Shofer instruktorët të cilët verifikohet se kanë qenë të rregullt në seminar, pas përfundimit të seminarit do të pajisen me certifikata/vërtetime për pjesëmarrje.

Studimet master
Studimet bachelor
Trajnimet
Projektet