Home

Seminaret për instruktor të shoferëve

Seminaret organizohen në mbështetje të Nenit 120 të Ligjit Nr.05/L-064 për Patentë Shofer (G.Z 10/17 Qershor 2016), Udhëzimit Administrativ Nr. 21/2017 për  Mbajtjen e Trajnimeve dhe Seminareve në Fushën e Patentë Shoferit, Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2018 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 21/2017 për  Mbajtjen e Trajnimeve dhe Seminareve në Fushën e Patentë Shoferit, Akreditimit nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve të Kolegjit Tempulli për kualifikimin “Instruktor të shoferëve”, si dhe Vendimit Nr. 2203 të datës 05.03.2019 nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, për autorizimin e Kolegjit Tempulli për mbajtjen e trajnimeve dhe seminareve.

Qëllimi:

Seminaret kanë për qëllim përmirësimin dhe zgjerimin e njohurive të Instruktorëve të licencuar të shoferëve dhe janë kërkesë ligjore për plotësimin e kushteve për përtëritjen e licencës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Kushtet për organizimin e seminareve:

Seminaret organizohen sipas grupeve dhe janë të obligueshme për pjesëmarrje (të paktën një herë brenda vitit kalendarik) për të gjithë instruktorët e shoferëve. Organizmi i seminareve zhvillohet në përputhje me planin e vendosur, duke u bazuar në numrin e instruktorëve, të cilët i detyrohen këtyre seminareve me qëllim të plotësimit të kushteve për (ri)licencim.

Temat që do të prezantohet në seminare:

- Udhëzime kandidatit për patentë shofer mbi mënyrën e ngasjes në kryqëzim me rreth rrotullim, hyrja dhe dalja nga rreth rrotullimi;

- Njohuritë dhe shkathtësitë që përvetësohen nga kandidati.

Ligjëruesit-Trajnerët:

Ligjëruesit në seminare janë trajnerë të licencuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) dhe instruktorë të dëshmuar në profesion, specialist të fushës, profesionistë të certifikuar në lëmi specifike nga aftësimi i ngasësve për patentë shoferë.

Dokumentet e nevojshme për pjesëmarrje në seminare:

- Aplikacioni (i cili merret me rastin e paraqitjes për seminare);

- Letërnjoftimi;

- Patentë shoferi;

- Licenca e Instruktorit të shoferëve;

- Pagesa.

(Pagesa për vijueshmërinë në seminare bëhet sipas Vendimit të MIT, Nr. 8329, dt. 02.11.2017 për caktimin e tarifës për paraqitjen e provimit për licencim, lëshuarjen e licencës për instruktor dhe çështje te lidhura me të).

Aplikimi për seminare:

Paraqitja e instruktorëve të shoferëve për pjesëmarrje në seminare bëhet çdo ditë pune prej orës 09:00-17:00, deri me datën 26.09.2019 në ora 16:00 ose përmes Emalit: [email protected]

Çka pas përfundimit të seminareve?

Vijueshmëria në seminare është e obliguar për të gjithë instruktorët e licencuar të ngasjes të cilët ushtrojnë profesionin e instruktorit të shoferëve. Pas përfundimit të seminarit pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata/vërtetime për pjesëmarrje dhe do të kompletojnë dosjen individuale lidhur me zhvillimin e tyre profesional duke mos patur nevojë për provime shtesë në MIT me rastin e vazhdimit të licencës së tyre.

Informatat:

Tel: 038 22 22 55, Mob: + 383 44 501 810,  Fax: + 383 38 60 40 19.

Rruga Eduard Lir nr. 158, Arbëria në Prishtinë.

 

 

 

Studimet master
Studimet bachelor
Trajnimet
Projektet