SEED Project

500,000€ grand me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore në Evropën Juglindore

Bashkimi Evropian dhe 9 organizata të specializuara në transportin rrugor dhe aftësim profesional, kanë lidhur partneritet për të përmirësuar sistemin e kualifikimit dhe aftësimit të shoferëve profesionist  në Evropën Juglindore.

Bërja e rrugëve më të sigurta dhe transportit rrugor më të efektshme përmes përmirësimeve në arsimin e shoferëve është në fokusin qendror të “SEED” iniciativën shumëkombësh e aftësimit e lancuar në Evropën Juglindore. Kjo iniciativë, e bashkëfinancuar  nga programi “Erasmus +” i Komisionit Evropian, konfirmon rëndësinë e arsimit fillestar dhe periodik profesional në sektorin e transportit rrugor.

Kualifikimi i harmonizuar i shoferëve profesional në Evropën Juglindore (SEED) synon kryesisht në ngritjen e aftësimit dhe nivelin e aftësive teknike të instruktorëve që ofrojnë aftësim fillestar dhe periodik për shoferët profesionistë në rajonin e Evropës juglindore, ku raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë “Gjendja globale e sigurisë rrugore në vitin 2013 , thekson se shkalla e viktimave të trafikut rrugor në rajonin e EJL-së është më e lartë krahasuar me pjesën tjetër të BE-së.

Nëntë partnerët (1) në trajnimin profesional të transportit rrugor po grupojnë burimet e tyre për të zhvilluar një program aftësimi për shoferët dhe instruktorët në rajon, me ç`rast Komisioni Evropian do të ndihmoj me 500,000 €.

“Me projektin SEED, ne do të promovojë qasje të reja dhe interaktive pedagogjike për arsimim gjatë gjithë jetës, duke eksploruar aftësimin dhe strategjitë e reja mësimore në kualifikimin profesional të transportit rrugor. Do të organizojmë pilot trajnime, seminare kombëtare dhe ngjarje për ngritjen e vetëdijes në çdo vend të synuar. Ne të gjithë e dimë rëndësinë dhe sfidat përpara industrisë së transportit, dhe jemi të gatshëm të investojmë të gjitha burimet e mundshme, njohurit dhe përpjekjet me qëllim që të zhvillojmë një sistem të fuqishëm dhe modern arsimor për shoferët, që përputhet me standardet, ndërkombëtare dhe të BE-së, të cilësisë “, përfundoi Velibor Peulić, koordinator rajonal i projektit SEED.

Partnerët e projektit: : IRU Projects (Belgjikë), Qendra për aftësim Široki Brijeg (Bosnje dhe Hercegovinë),   POU AMC Nova Gradiška, ORYX Grup, EKOmobilis (Kroaci), Promotrans Grup (Francë), Kolegji Tempulli (Kosovë), AMERIT (Maqedoni) and Oda e tregtisë dhe industrisë së Serbisë (Serbi).