Home

PROJECT EDWARD 2018

Projekti EDWARD-Dita Evropiane pa viktima në rrugë është lansuar për herë të parë në vitin 2016 nga TISPOL-Rrjeti Evropian i Policisë Rrugore dhe që nga atëherë përkrahet nga Komisioni Evropian.

Qëllim kryesor i kësaj iniciative është që asnjë person nuk duhet të vdes në rrugët e Evropës gjate kesaj dite. Andaj, besohet se Projekti EDWARD mund të jap një kontribut të rëndësishëm në zvogëlimin e mëtejshëm të vdekjeve në rrugë dhe lëndimeve të rënda në trafikun rrugor.

Në vitin 2018 për herë të tretë në shumicën e vendeve të Evropës organizohen aktivitete të ndryshme për shënimin e Ditës Evropiane pa viktima në trafikun rrugor, me datë 19.09.2018. Kjo ditë shënohet në kuadër të Javës Evropiane të Mobilitetit 16-22.09.2018).

Me qëllim të promovimit të mëtutjeshëm të rritjes të sigurisë në rrugë Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” sikurse vitin e kaluar edhe këtë vit përmes një tryeze diskutimi shënojnë Ditën Evropiane pa viktima në rrugë. Këtë vit ky aktivitet përkrahet edhe nga Oda Ekonomike Gjermano Kosovare (OEGJK) dhe Forumi i Kosovës për siguri në rrugë.

Temat e diskutimit gjatë këtij aktiviteti:

•Roli i institucioneve qeveritare dhe masat konkrete në funksion të uljes të numrit të aksidenteve në rrugët e Kosovës;

•Aktivitetet e institucioneve dhe planet e veprimit të zhvilluara gjatë këtij viti si dhe ndikimi i institucioneve tjera në përgatitjen dhe edukimin e gjeneratave të reja të gatshme për të kontribuar në menaxhimin e trafikut;

•Siguria në rrugë-koordinimi i aktiviteteve vetëdijësuese dhe sfidat në trafikun rrugor që lidhen me gjendjen teknike të automjeteve në rrugët e Kosovës.

Banner.png

Program.pdf

Link për fotografi: http://amrks.org/sq/foto-galeria#album-1

 

 

Studimet master
Studimet bachelor
Trajnimet
Projektet