Home

Programi për pyetës ( Examiner)

DOKUMENTACIONI PËR KONKURIM:

Kandidati duhet të paraqes këto dokumente (Neni 4 UA Nr. 2008/2):

 Aplikacionin.

 Dëshminë për përgatitjen profesionale - diploma universitare.

 Patentë shoferin e vlefshëm të lëshuar nga Republika e Kosovës.

 Letërnjoftimin apo pasaportën e vlefshme të lëshuar nga Republika e Kosovës.

 Certifikatën mjekësore.

 Vërtetimin e lëshuar nga Gjykata Komunale që kandidati nuk ka pengesa ligjore për ushtrimin e veprimtarisë.

KUSHTET LIGJORE DHE SHTRIRJA E PROGRAMIT TRAJNUES:

Trajnimi zhvillohet sipas Plan programit për pyetës të miratuar nga Ministria e Infrastrukturës (Pika a, Vendimi Nr. 01-252 datë 08.02.2011) dhe është program i licencuar nga MASHT-i (Vendimi Nr. 2/6-615 dt. 22.03.2012). Programi trajnues bazohet po ashtu nenin 6 të Udhëzimit Administrativ (UA) Nr. 2008/2 dhe në përbëhet nga dy pjesë dhe përmban 120 orë mësimore, 60 orë mësimore në pjesën teorike dhe 60 orë tjera mësimore në pjesën praktike.

Pjesa teorike e trajnimit përfshinë lëndët

1. Rregullat e komunikacionit dhe siguria (20 orë mësimore/ligjërata).

2. E drejta në komunikacion - dispozitat ligjore (10 orë mësimore/ligjërata).

3. Teknika e komunikacionit (16 orë mësimore/ligjërata).

4. Njohurit mbi mjetin motorik (16 orë mësimore/ligjërata).

5. Psikologjia dhe etika në komunikacion (6 orë mësimore/ligjërata).

6. Didaktika andragogjike - bazat e teorisë mësimore (4 orë mësimore/ligjërata).

Pjesa praktike e trajnimit përfshinë lëndët (Neni 6 UA Nr. 2008/2):

1. Të drejtuarit e mjetit motorik (20 orë mësimore ligjërata dhe ushtrime).

2. Udhëheqja dhe vlerësimi i kandidatit për shofer (40 orë mësimore ligjërata dhe ushtrime).

REZULTATET E NXËNIES - PRITSHMËRIA (Neni 15 UA Nr. 2008/2):

Pyetësi në provim nga pjesa teorike duhet të jetë në gjendje që:

 Të bëjë identifikimin e kandidatit për shofer;

 Të jep udhëzime për plotësimin e testit dhe kriteret e vlerësimit;

 Të mbikëqyrë sjelljet e kandidatëve gjatë kohës së testimit;

 Të komunikojë rezultatin pas kontrollimit të testit.

Pyetësi në provim nga pjesa praktike duhet të jetë në gjendje që:

 Të verifikojë dokumentacionin e mjetit motorik;

 Të konstaton (me shikim vizual) se mjeti motorik me të cilin mbahet provimi i plotëson kushtet e parapara për mbajtjen e provimit;

 Të bëjë identifikimin e kandidatit për shofer;

 Të plotësojë formularin e testit të ngasjes;

 Të bëjë vlerësimin e kandidatit për shofer sipas kritereve të parapara në shtojcën II të Udhëzimit Administrativ Nr. 2008/2.

 Të rekomandojë orë plotësuese kandidatit i cili vlerësohet me notën “nuk kaloi”.

 Të rekomandojë kandidatin i cili gjatë verifikimit të testit të pamurit rezulton si negativ që të sjell dëshmi plotësuese nga oftamologu.

Për këtë brez të kandidatëve do të organizohet edhe trajnimi shtesë i ECO-ngasjes si rekomandim nga CIECA (International Commission for Driver Testing Authorities).

PAGESA E TRAJNIMIT:

 Mundësi pagese me këste mujore (vetëm përmes banke).

 Pagesa në tërësi e trajnimit - 10% zbritje.

 Të gjithë të diplomuarit (Bachelor dhe Master) në Kolegjin Tempulli,

përfitojnë 20% zbritje në regjistrim.

Motivohet konkurrimi i gjinisë femërore - 10% zbritje

Për më shumë informacion tel: 038 60 40 20, 044 501 810, 049 604 999.

Email: [email protected]

Web: www.tempulli.org

Studimet master
Studimet bachelor
Trajnimet
Projektet