Inxhinieria e Trafikut dhe Siguria Rrugore

Specializimet:

  • Inxhineria e Trafikut dhe Transportit
  • Siguria Rrugore dhe Menaxhimi i Aksidenteve

Përshkrimi i programit

Programi dyvjeçar Inxhineria e Trafikut dhe Siguria Rrugore, do t’u ofrojë studentëve njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike në fushën e transportit, infrastrukturës, sigurisë në rrugë dhe menaxhimit të aksidenteve. Në përputhje me rolin dhe rëndësinë e transportit për zhvillimin e ardhshëm të Kosovës, rajonit dhe më gjerë, misioni i Akademisë Tempulli, është të vazhdojë promovimin dhe ngritjen e njohurive, aftësive dhe shkathtësive në programet e trajnimit profesional dhe programe akademike me qëllim të menaxhimit të trafikut, rritjen e sigurisë së trafikut dhe trajnimeve të ndryshme në këtë fushë, në përputhje me standardet evropiane dhe botërore, me bashkëpunim të plotë dhe të hapur me institucionet përkatëse, biznesin, industrinë dhe komunitetin. Ky program i studimit ndërton shkathtësi shkencore dhe profesionale mbi ato bachelor të inxhinierisë së trafikut, infrastrukturës dhe komunikacionit dhe ju jep mundësi të regjistrohen të gjithë studentëve që kanë përfunduar studimet bachelor në fushat përkatëse.

Çka do të mësoj nga ky program?

  • Ngris çështjet të ndryshme etike akademike, profesionale dhe kërkimore;
    punoj në mënyrë individuale dhe grupore në probleme teorike dhe praktike;
  • zhvilloj aftësi analitike dhe shkencore në zgjidhjen e problemeve komplekse;
  • zhvilloj aftësi hulumtuese individuale dhe shkathtësi prezantimi të punës shkencore;
  • planifikoj dhe projektoj rrjedhjen e trafikut;
  • zhvilloj politika lokale dhe nacionale në menaxhimin e trafikut;
  • përdor softuer për ndërtimin e modeleve për simulimin e rrjedhjes në trafik;
  • inspektoj dhe auditoj sigurinë rrugore;
  • analizoj shkaktarët kryesor të aksidenteve dhe rekomandojnë masat për parandalimin e tyre;
  • simuloj zhvillimin e aksidenteve përmes softuerëve aplikativ;
  • rikonstruoj aksidentet dhe zhvilloj ekspertiza profesionale;

Pse të studiojë këtë program?

  • Program unik dhe i vetëm në Kosovë;
  • Program modern në përmbajtje dhe i dizajnuar në bashkëpunim me bizneset për të përmbushur nevojat e tregut të punës;
  • Aplikimi i të mësuarit teorik në praktikë përmes punës praktike;
  • Staf profesional;
  • Pjesëmarrje në konferenca dhe hulumtime të ndryshme;
  • Shkëmbime studentore jashtë vendit.

Sa kushton programi?

Çmimi për programin Inxhineria e Trafikut dhe Siguria Rrugore për vitin akademik 2023/2024 është 1800* euro. Kontakto zyrtarët e Tempullit për bursat dhe zbritjet.

Planprogrami

Përshkrimi i lëndëve

Dokumentet për regjistrim

Linku për aplikim