Misioni

Misioni i Tempullit është të përgatitë në mënyrë cilësore studentët dhe kursantët me njohuri dhe aftësi adekuate për të mësuar dhe hulumtuar në mënyrë që të udhëheqin një karrierë të suksesshme profesionale dhe, së bashku me akademinë si dhe individualisht, të kontribuojnë me përgjegjësi për komunitetin.

Tempulli kontribuon në shoqëri përmes:

  • Programeve unike të studimit në arsimin e lartë dhe shkencat e aplikuara ose, tregun e punës në Kosovë;
  • Avancimit, krijimit dhe shpërndarjes së njohurive përmes kërkimit shkencor me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së popullatës;
  • Sigurimit të një mjedisi që rezulton me lëvizjen sociale dhe zhvillimin personal;
  • Shërben si një partner lokal për bizneset dhe industrinë, institucionet lokale dhe qendrore dhe komunitetin;
  • Zbaton dimensionin shoqëror të Bolonjës dhe qasjen e bazuar në të Drejtat e Njeriut;

Për më tepër, Tempulli angazhohet vazhdimisht në një dialog dinamik me partnerët ekonomikë dhe socialë për të ofruar shërbime përkatëse arsimore dhe kërkimore, të cilat rezultojnë në një raport të lartë të punësimit midis të diplomuarve të saj.