Vizitë studimore në Kolegjin Universitar Cork në Irlandë

Vizitë studimore në Kolegjin Universitar Cork në Irlandë

  • Date & Time:
    • Prill 9, 2011

Dublin, Irlandë 09-14 Prill 2011

 

Zyrtarja për Sigurimin e Cilësisë të TEMPULLIT Gentiana Ahmeti nga datat 09 -14 Prill 2011 mori pjesë në vizitën studimore në Cork të Irlandës, në kuadër të programit TEMPUS të përkrahur nga WUS Austria, Prishtinë.

Pjesëmarrës të tjerë në këtë vizitë studimore ishin zyrtarët e lartë të WUS-it në Prishtinë dhe Graz, dhe nga një përfaqësues i institucioneve të larta të arsimit privat në Kosovë. Ky delegacion nga Kosova u prit nga përfaqësuesit

më të lartë të Universitetit të Corkut, duke filluar nga Drejtoresha në njësinë për Promovimin e Cilësisë, Dr. Norma Ryan, Pro Rektori i këtij Universiteti John Shehan, profesorë të profileve të ndryshme si dhe nga menaxherët e sigurimit të cilësisë në këtë Universitet.

Tema e trajnimit ishte kryesisht “Menaxhimi i Cilësisë,” si dhe paisja me përvojën se si një Universitet i mirëfilltë duhet të jetë, sa i rëndësishishëm është për ta studenti dhe çfarë shërbimesh u ofrojnë atyre.

Duke marrë parasysh që Kolegji Universitar Cork është një Universitet me renome evropiane e botërore, paisja me njohuri të fushave të caktuara që ky Universitet ofron dhe mundësia e bartjes së atyre përvojave në komunitetin tonë gjegjësisht në Kosovë ka një rëndësi të veçantë në zhvillimin e Arsimit të Lartë në Kosovë, krijimin e gjeneratave të ndritura, si dhe zhvillimin e vendit në përgjithësi.

 

Join event

2011-4-9 2011-4-9 Europe/London Vizitë studimore në Kolegjin Universitar Cork në Irlandë Dublin, Irlandë 09-14 Prill 2011   Zyrtarja për Sigurimin e Cilësisë të TEMPULLIT Gentiana Ahmeti nga datat 09 -14 Prill 2011 mori pjesë në vizitën studimore në Cork të Irlandës, në kuadër të programit TEMPUS të përkrahur nga WUS Austria, Prishtinë. Pjesëmarrës të tjerë në këtë vizitë studimore ishin zyrtarët e lartë të WUS-it në […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×