Vazhdon bashkëpunimi me Postën e Kosovës

Vazhdon bashkëpunimi me Postën e Kosovës

  • Date & Time:
    • Mars 11, 2015

 

Prishtinë, 11 Mars 2015

Duke u mbështetur në bashkëpunimin disa vjeçar Posta e Kosovës dhe Kolegji Tempulli kanë nënshkruar vazhdimin e Memorandum Bashkëpunimit, i cili synon arritjen e objektivave të përbashkëta në fushëveprimtarinë e dy institucioneve.

Qëllimet kryesore të këtij Memorandumi janë që Posta e Kosovës të ofrojë mundësinë që studentët e Kolegjit Tempulli të kryejnë praktikën profesionale në këtë institucion, mundësin e hapjes së një zyre postare në hapësirat e Kolegjit Tempulli ku përveç shërbimeve postare të ofrohet edhe shërbimi i të gjitha llojeve të pagesave. Kurse, nga ana tjetër Tempulli për nevoja të lehtësimit  të shërbimeve  postare të ofrojë hapësirë të mjaftueshme dhe gjithashtu organizimin e programeve profesionale dhe akademike me qëllim të zhvillimit të përhershëm profesional të punëtorëve të PK-ës.

Ky Memorandum Bashkëpunimi është nënshkruar nga z. Sejdi Hoxha – Kryeshef ekzekutiv dhe z. Muhamed Krasniqi – Drejtor i Kolegjit Tempulli.

Join event

2015-3-11 2015-3-11 Europe/London Vazhdon bashkëpunimi me Postën e Kosovës   Prishtinë, 11 Mars 2015 Duke u mbështetur në bashkëpunimin disa vjeçar Posta e Kosovës dhe Kolegji Tempulli kanë nënshkruar vazhdimin e Memorandum Bashkëpunimit, i cili synon arritjen e objektivave të përbashkëta në fushëveprimtarinë e dy institucioneve. Qëllimet kryesore të këtij Memorandumi janë që Posta e Kosovës të ofrojë mundësinë që studentët e Kolegjit Tempulli […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×