Tryezë e rrumbullakët: “Shërbimet universale dhe liberalizimi i tyre në një treg konkurrues postar”

Tryezë e rrumbullakët: “Shërbimet universale dhe liberalizimi i tyre në një treg konkurrues postar”

  • Date & Time:
    • Shtator 7, 2016

Prishtinë, 07 Shtator 2016

Operatorët ekonomik postar në vend sigurisht që janë duke u ballafaquar me vështirësi të ndryshme në konsolidimin dhe zhvillimin e tyre drejt ofrimit të shërbimeve sa më të mira  postare, dhe për të tejkaluar këtë situatë duhet të ndjekim përvojat më të mira të shteteve të BE-së, të cilat veç i kanë kaluar këto sfida.

Për të diskutuar për këtë çështje Kolegji “Tempulli” mblodhi bashkë institucionet përkatëse qeveritare, duke u nisur nga ministria e linjës, autoriteti rregullator i komunikimeve elektronike dhe postare, autoriteti i aviacionit civil, profesorë të Kolegjit Tempulli, Postat e Kosovës (si kompania me e madhe publike postare ne vend) si dhe kompanitë tjera ndërkombëtare dhe vendore qe merren me ofrimin e shërbimeve postare.

Në fjalën hyrëse Drejtori i Kolegjit “Tempulli” z. Muhamed Krasniqi tha se diskutimi i parë i këtij formati në vend pa dyshim se është një rast i mirë për të bashkëbiseduar lidhur me gjendjen dhe sfidat e shërbimeve postare në vend e më gjerë, sepse sipas tij, vetëm në qoftë se kombinohen përpjekjet e të gjithë aktorëve mund të arrijnë ambicien për funksionimin e një tregu të hapur dhe konkurrues në interes të gjithë konsumatorëve, por edhe operatorëve ekonomikë postar. Kurse, kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, theksoj se Kosova ka avancuar shumë në tregun postar. Megjithatë, ai është shprehur se Posta e Kosovës për t’i realizuar  shërbimet e parapara me ligj, shpeshherë punon edhe me humbje.

Diskutimet e folësve u orientuan në realitetet aktuale duke u përpjekur në gjenerimin e ideve për platforma të reja drejt përmirësimit dhe rritjes të performancës të shërbimeve postare si një proces që do të ndihmojë në integrimin e mëtutjeshëm të Postave të Kosovës në rrjetin regjional dhe ndërkombëtar.

Kjo tryezë, diskutimi i parë i këtij formati në vend padyshim se ishte një rast i mirë për të bashkëbiseduar lidhur me gjendjen dhe sfidat e shërbimeve postare në vend dhe më gjerë, sepse vetëm në qoftë se kombinohen përpjekjet e të gjithë aktorëve mund të arrijmë ambicien për funksionimin e një tregu të hapur dhe konkurrues në interes të gjithë konsumatorëve por edhe operatorëve ekonomikë postar.

Join event

2016-9-7 2016-9-7 Europe/London Tryezë e rrumbullakët: “Shërbimet universale dhe liberalizimi i tyre në një treg konkurrues postar” Prishtinë, 07 Shtator 2016 Operatorët ekonomik postar në vend sigurisht që janë duke u ballafaquar me vështirësi të ndryshme në konsolidimin dhe zhvillimin e tyre drejt ofrimit të shërbimeve sa më të mira  postare, dhe për të tejkaluar këtë situatë duhet të ndjekim përvojat më të mira të shteteve të BE-së, të cilat veç i […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×