Tryezë e rrumbullakët “Rrethrrotullimet në Kosovë, lehtësim apo vështirësim për një mobilitet të qëndrueshëm”

Tryezë e rrumbullakët “Rrethrrotullimet në Kosovë, lehtësim apo vështirësim për një mobilitet të qëndrueshëm”

  • Date & Time:
    • Shtator 16, 2016

Prishtinë, 16 Shtator 2016

Prej disa dekadash në të gjithë Evropën ndërtimi i rrethrrotullimeve është gjetur si zgjidhje për trafikun e rënduar nëpër kryqëzime. Përmirësimi i gjendjes së sigurisë në rrugë, shpejtësi më e vogël e lëvizjes, reduktim i vonesave, siguri më e madhe për këmbësor, shpenzime më të vogla për mirëmbajtje, janë vetëm disa nga arsyet pse ndërtimi dhe përdorimi i rreth rrotullimeve është një nevojë gjithnjë e më e madhe për funksionimin e çdo shoqërie moderne.

Për të diskutuar për gjendjen aktuale të funksionimit të rrethrrethrrotullimeve në Kosovë, njëkohësisht harmonizimin e roleve të të gjithë akterëve që lidhen me këtë çështje, me qëllim që bashkërisht të dërgojmë një porosi të qartë për përkushtimin  dhe përgjegjësinë tonë për një siguri më të madhe në rrugë për të gjithë qytetarët, sot Kolegji “Tempulli” mblodhi në një vend përfaqësues të institucioneve përkatëse qeveritare dhe palët tjera të interesit, konkretisht: Ministria e Infrastrukturës, Komuna e Prishtinës, Forumi i Kosovës për siguri në rrugë, Forumi i shofer instruktorëve të Kosovës, ekspert të trafikut.

Ndonëse në vendet e zhvilluara rrethrrotullimet janë sinonim për siguri në trafik, kjo nuk mund të thuhet edhe për Kosovën, sepse në mungesë të analizave të thukta, matjeve dhe hulumtimeve paraprake në terren, ndërtimi i rrethrrotullimeve në disa raste nuk përputhet me kushtet ekzistuese të rrugës, rrjedhimisht (jo)gjithmonë ndikon në qëndrueshmërinë e mobilitetit dhe sigurinë në trafik.

Join event

2016-9-16 2016-9-16 Europe/London Tryezë e rrumbullakët “Rrethrrotullimet në Kosovë, lehtësim apo vështirësim për një mobilitet të qëndrueshëm” Prishtinë, 16 Shtator 2016 Prej disa dekadash në të gjithë Evropën ndërtimi i rrethrrotullimeve është gjetur si zgjidhje për trafikun e rënduar nëpër kryqëzime. Përmirësimi i gjendjes së sigurisë në rrugë, shpejtësi më e vogël e lëvizjes, reduktim i vonesave, siguri më e madhe për këmbësor, shpenzime më të vogla për mirëmbajtje, janë vetëm disa […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×