Tryezë diskutimi “Analiza e gjendjes së sigurisë në rrugët e Kosovës”

Tryezë diskutimi “Analiza e gjendjes së sigurisë në rrugët e Kosovës”

  • Date & Time:
    • Gusht 1, 2018

Prishtinë, 1 Gusht 2018

Në kolegjin “Tempulli” u mbajt tryezë diskutimi për: “Analizën e gjendjes të sigurisë në rrugët e Kosovës”, me qëllim që të shikohet roli i institucioneve në rritjen e sigurisë në trafik dhe për masat konkrete me qëllim të përmirësimit të gjendjes të sigurisë të lëvizjes në rrugët e vendit.

Në këtë tryezë mori pjesë edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, i cili fillimisht falënderoi organizatorët për mbajtjen e kësaj tryeze, duke vlerësuar se edhe kjo ndihmon direkt në kuadër të politikave për komunikim me publikun, me qëllim të rritjes së vetëdijesimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme dëshiroj të shpreh shqetësimin tim për gjendjen aktuale të sigurisë në trafikun rrugor, referuar numrit të aksidenteve në trafikun rrugor përfshirë këtu një numër të konsiderueshëm të aksidenteve me fatalitet”- tha ministri Gashi.

Më këtë rast ministri Gashi vuri në duke se me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafikun rrugor dhe ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, Policia e Kosovës ka realizuar shumë aktivitete me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik.

“Duke iu referuar situatës aktuale lidhur me aksidentet në trafik dhe pasojat e tyre, Ministria e Punëve të Brendshme përmes Policisë së Kosovës ka marrë masa serioze shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë, parandalimin e aksidenteve të trafikut dhe zbatimin e ligjshmërisë në funksion të menaxhimit dhe kontrollit të trafikut rrugor. Për këtë qëllim Policia e Kosovës nga data 24 korrik 2018, ka themeluar “TASK FORCËN” për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor”, theksoi ministri Gashi.

Në fund ministri Gashi vlerësoi se problematika e sigurisë në trafik është mjaft komplekse dhe si e tillë kërkon trajtim ndër-institucional. Prandaj, vlerësoi lartë punën e të gjitha institucioneve që janë duke kontribuar në rritjen e sigurisë në trafik. Ai tha se MPB do të mbetet e përkushtuar të kontribuojmë në rritjen e sigurisë së qytetarëve në trafikun rrugor, duke bashkëpunuar ngushtë me të gjithë partnerët institucional kompetent dhe përgjegjës në këtë fushë.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë tryezë duke parë numrin e shumtë të aksidenteve, vlerësuan se duhet të dilet me hapa konkret me qëllim të zvogëlimit të numrit të aksidenteve në trafik.

Join event

2018-8-1 2018-8-1 Europe/London Tryezë diskutimi “Analiza e gjendjes së sigurisë në rrugët e Kosovës” Prishtinë, 1 Gusht 2018 Në kolegjin “Tempulli” u mbajt tryezë diskutimi për: “Analizën e gjendjes të sigurisë në rrugët e Kosovës”, me qëllim që të shikohet roli i institucioneve në rritjen e sigurisë në trafik dhe për masat konkrete me qëllim të përmirësimit të gjendjes të sigurisë të lëvizjes në rrugët e vendit. Në këtë […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×