Tempulli pajiset me licencë pune nga MASHTI për tri vitet e ardhshme akademike

Tempulli pajiset me licencë pune nga MASHTI për tri vitet e ardhshme akademike

  • Date & Time:
    • Shtator 1, 2021

Prishtinë, 1 shtator 2021

Ministria e Arsimit,  Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në mbështetje të Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe Udhëzimit Administrativ për Licencimin e Bartësve Privat të Arsimit të Lartë, licencon Akademinë Tempulli për tri vitet e ardhshme akademike 2021/2022 deri 2023/2024.

Tempulli për herë të parë është pajisur me leje pune më 18 dhjetor të vitit 2001, kur Kosova ende nuk kishte institucionet e veta vetëqeverisëse por administrohej nga Administrata e Kombeve te Bashkuara përmes misionit të UNMIK-ut. “Tempulli për tridhjetë vite mbetet një aset i çmuar kombëtar në shërbim të qytetarëve dhe të vendit, duke ofruar programe trajnuese dhe studime të larta nga lëmit e ndryshme teknike.  Licencimi i Tempullit është një ndihmë dhe mbështetje e madhe që ndikon direkt në qëndrueshmërinë me kuadro profesional të disa sektorëve publik dhe privat në vend. Tempulli vazhdon të përgatit kuadro të specializuara dedikuar pikërisht këtyre sektorëve, si sektori i sigurisë rrugore (menaxhimi i sigurisë rrugore, qendrat e kontrollimit teknik të automjeteve, auto shkollat, vlerësimi i aksidenteve në trafik), operatorët e transportit, kompanitë e infrastrukturës rrugore, kompanitë e sigurimeve të automjeteve, etj. Inxhinierët e trafikut padyshim se janë qelës i shumë zgjidhjeve të problemeve në rrugët e vendit, andaj këto profesione përditë e më tepër po bëhen më joshëse për të rinjtë” tha profesor Krasniqi, drejtori i akademisë me rastin e licencimit të Akademisë Tempulli.

 

Join event

2021-9-1 2021-9-1 Europe/London Tempulli pajiset me licencë pune nga MASHTI për tri vitet e ardhshme akademike Prishtinë, 1 shtator 2021 Ministria e Arsimit,  Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në mbështetje të Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe Udhëzimit Administrativ për Licencimin e Bartësve Privat të Arsimit të Lartë, licencon Akademinë Tempulli për tri vitet e ardhshme akademike 2021/2022 deri 2023/2024. Tempulli për herë të parë është pajisur me […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×