Tempulli ne grupin teknik te EuroRAP në Kosovë

Tempulli ne grupin teknik te EuroRAP në Kosovë

  • Date & Time:
    • Janar 21, 2021

Programi Evropian i Vlerësimit të Rrugëve (EuroRAP) në takimin e mbajtur me datë 21 janar 2021 në Bruksel, njoftoi për fillimin zyrtar të Planit Kombëtar të veprimit për sigurinë rrugore sipas rekomandimeve dhe politikave të Komisionit Evropian. 20 udhëheqës të programit kombëtar të “EuroRAP”, kanë botuar një raport me një sërë rekomandimesh konkrete për shtetet anëtare evropiane dhe për KE-në duke theksuar nevojën e krijimit të një “’Programi të vlerësimit të gjithë rrjetit të rrugëve” brenda kornizës të një Plani të veprimit kombëtar të sigurisë rrugore.

“Pas përpjekjeve disa vjeçare, jam i lumtur që më në fund arritëm që edhe në Kosovë të shtrijmë̈ Programin Evropian të Vlerësimit të Rrugëve EuroRAP. Me implementimin e Planit kombëtar të veprimit për sigurinë̈ rrugore të shpalosur në Bruksel tashmë edhe rrugët e Kosovës duhet të përmbushin kriteret dhe standardet e sigurisë sipas protokolleve evropiane EuroRAP (me së paku tre yje), duke ofruar kështu siguri për pjesëmarrësit”” tha Profesor Muhamed Krasniqi, Drejtues i Programit kombëtar të sigurisë rrugore për Kosovë. “EuroRAP” në Kosovë do të udhëhiqet nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit (AMRKS) ku do të përfshihen edhe institucionet tjera si “Tempulli”, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike nga Universiteti “Hasan Prishtina”, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Punëve të Brendshme, Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës. EuroRAP nga Brukseli ka licencuar Asociacionin Kosovar të Motorizimit AMRKS me Licencë kombëtare për zhvillimin e skemës të rrugëve (në nivelin qendror dhe lokal) në Kosovë për periudhën trevjeçare nga 1 janar 2021 deri më 31 dhjetor 2023.

Join event

2021-1-21 2021-1-21 Europe/London Tempulli ne grupin teknik te EuroRAP në Kosovë Programi Evropian i Vlerësimit të Rrugëve (EuroRAP) në takimin e mbajtur me datë 21 janar 2021 në Bruksel, njoftoi për fillimin zyrtar të Planit Kombëtar të veprimit për sigurinë rrugore sipas rekomandimeve dhe politikave të Komisionit Evropian. 20 udhëheqës të programit kombëtar të “EuroRAP”, kanë botuar një raport me një sërë rekomandimesh konkrete për shtetet […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×